Kuvendi “frenon” SPAK për mandat të përhershëm

December 13, 2022
1 minut lexim

Prokurorët e SPAK-ut pritet të marrin një notë refuzuese nga Kuvendi i Shqipërisë, teksa kërkojnë një mandat të përhershëm.

Burime pranë grupit të punës në Kuvend, i thanë ABC se mandati i prokurorëve të posacëm do të vazhdojë të jetë 9 vjet, pasi ndër të tjera, për ta ndryshuar këtë, duhet ndërhyrë në Kushtetutë, dhe kjo nuk konsiderohet koha e duhur as nga mazhoranca, e as nga opozita.

SPAK kërkoi që drejtuesi i saj të kishte një mandat të dytë dhe as kjo nuk u mor në konsideratë.

Grupi i punës thotë se me të njëjtën llogjikë, nuk do të pranohet që këshilltarët ligjore të emërohen gjyqtarë. Edhe pse kjo propozohet si formulë që do të ulte numrin e dosjeve në pritje për gjykim, Kuvendi i qëndron parimit kushtetues se gjyqtarët do të jenë vetëm ata që përfundojnë shkollën e Magjistraturës.

Megjithëatë, ekspertët dhe deputetët PS-PD ju kanë dhënë dritë jeshile disa prej kërkesave që kanë ardhur nga institucionet e reja të drejtësisë.

Si e tillë, pritet:

– Ulja e numrit të viteve të Shkollës së Magjistraturës nga tre në dy vite, duke prodhuar më shpejt gjyqtarë e prokurorë që të mbushin vakuumin e krijuar nga shkarkimet e vettingut.

– Kandidatët për magjistratët t’i nështrohen vetting-ut vetëm në hyrje të Shkollës dhe jo në dalje; si dhe të ndalohen për të qenë pedagogë të magjistratëve të rinj të larguarit nga procesi i vetting-ut, përfshirë të dorëhequrit;

Ndryshimet pritet që të rrisin rolin e Prokurorit të Përgjithshëm në kontrollin e drejtuesve të prokurorisë dhe shtimi i rolit të tij në emërimin e këtyre drejtuesve.

Grupi i punës ka zhvilluar dëgjesa me institucionet dhe propozimet pritet t’i nënshtrohen vendimmarrjes politike të deputetëve. Palët kishin vendosur afat fillestar 15 dhjetorin për ta kaluar paketën në Kuvend, por meqë korrigjimi kërkon 84 vota dhe ujërat në PD janë të turbullta, afati po shtyhet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Reali kërkon Muriqin nga Mallorca

Story i radhës

Kuvendi miratoi ndryshimet e ligjeve për ndërmarrjet publike dhe për sigurim në rast të papunësisë

Të fundit nga

Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë të dielën në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, se dëshiron të zgjerojë bashkëpunimin tregtar në mes të Ankarasë dhe Moskës.

Shvercerat festojnë 35-vjetorin e themelimit

Sot, tifozeria e zjarrtë Shvercerat, krenaria e qytetit të Shkupit dhe mbështetës të pandalshëm të KF Shkupi, feston 35-vjetorin e themelimit të saj. Një ndër grupet më të vjetra dhe më të
ShkoLartë