Sot do të jetë dita e parë e punës për deputetët e Kuvendit të Maqedonisë të cilët deri më tani ishin në pushim.
E në seancën e parë deputetët do ta kenë para vetes interpelancat për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendës ministrit të Punëve të Brendshme, Astrit iseni.
Shkarkimin e zyrtarëve të lartë-përmendur e dëshiron Fronti Europian, pas ngjarjeve të regjistruara gjatë festave të28 nëntorit.
Interpelancen kundër Mexhitit dhe Stoilkoviçit, Toshkovskit, Isenit e ka dorzuar Fronti Europian kurse shkarkimin e Ilirra Dautit e kërkojnë nga partia e Apasievit “Levica”.
I pyetur nga Klan Maqedoni, i pari i Kuvendit, Afrim Gashi ka deklaruar se pavarësisht se si do të jetë votimi, Ilire Dauti nuk do të shkarkohet nga pozita e kryetares së Komisionit të lartë-përmendur.
Burimi: TV KLAN