Kuvendi e heqë propozimin ligjin për mbrojtje të popullatës nga sëmundje ngjitëse

December 13, 2022
min lexim

Shkup, 13 dhjetor – Kuvendi sot pasdite e konstatoi rendin e ditës së mbledhjes së 95-të. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi para se të fillojë debati vlerësoi se nga pika e parë deri në pikën e gjashtë të rendit të ditës nuk janë përmbushur kushtet për t’u hapur diskutim, ndërsa pikat, siç tha, do të shqyrtohen kur do të ketë kushte për atë.

 

Nga rendi i ditës u hoq pika që ka të bëjë me propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse me kërkesë të deputetes Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE, e cila arsyetoi se ky propozim i ligjit është me dy kuptime, jo i saktë, i përshpejtuar dhe me keqpërdorim të flamurit evropian. Propozimi i saj ishte pranuar nga shumica e deputetëve dhe ishte hequr nga rendi i ditës.

“Ky propozim është mjaft serioz prandaj bëj thirrje të mos ketë lojë, të mos shpejtohet me një propozim të këtillë të ligjit dhe të keqpërdoret më pas flamuri evropian. Pohoj se ky është keqpërdorim klasik i flamurit evropian. Nëse dëshironi të harmonizoni diçka, harmonizojeni në një anë. Komisioni amë për këtë ligj duhet të jetë Komisioni i shëndetësisë, Lidhur me propozimin e këtillë të ligjit duhet të organizohet debat i përgjithshëm, të hapet debat i gjerë, të pyeten ekspertët”, theksoi Stojanoska.

Në mënyrë procedurale u paraqit deputeti nga radhët e LSDM-së, Jovan Mitreski, i cili tha se ky ligj është i lidhur me të drejtën evropiane, por siç tha, nevojiten konsultime shtesë dhe sqarim i neneve të caktuara të ligjit sepse duhet të kihen parasysh pjesa profesionale, shëndetësore dhe respektimi i të drejtave të qytetarëve sipas Kushtetutës.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelina Petkova kërkoi që propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mbrojtje sociale me procedurë të shkurtuar, i propozuar nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni të vihet në shqyrtim të mbledhjes së 95-të. Ky ligj, siç tha. ka të bëjë me realizimin e së drejtës së asistentit personal për personat mbi 65 vjeç me pengesa të rënda dhe plotësisht të verbër. Propozimi i deputetes u pranua.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gripi sezonal ka prekur në masë të madhe fëmijët

Story i radhës

Kuptimi i vetëmbrojtjes nga këndi im!

Të fundit nga

Shqipëria pranohet zyrtarisht në SEPA

Shqipëria pranohet në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Vendimi është marrë sot nga Këshilli Europian i Pagesave dhe është njoftuar në Bankën e Shqipërisë. Më datë 13 qershor të
ShkoLartë