Kuvendi debaton për Zv/Ministrat

February 10, 2022
min lexim

Emrat e zv/ministrave të Qeverisë së Kovaçevskit në shqyrtim para deputetëve.

Kryeministri tha se si ministrat, ashtu edhe zv/ministrat do të përqendrohen në realizimin e angazhimeve kryesore të ekzekutivit, si standardi ekonomik, perspektivë dhe drejtësi.

Në listë janë emra të cilët ishin edhe në përbërjen e kaluar, por edhe emra të rinj.

“Ju sot fitoni detyrime të larta dhe përgjegjësi që të punoni për qytetarët tanë, përsëris, jo të drejta, por detyrime dhe përgjegjësi. Si kërkoj nga të gjithë ministrat, ashtu kërkoj dhe pres që ta bëni punën tuaj me efikasitet, në kohë dhe me ndershmëri. Ky është detyrim për çfarë funksionar të qeverisë. Për këtë nuk bëj kompromis, nuk bëj përjashtime dhe nuk ja justifikime. Qytetarët meritojnë dhe kërkojnë rezultate”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Propozimi ngjalli debat mes deputetëve. VMRO-DPMNE-ja u hodh në sulm me akuza dhe kritika për punën e deritanishme të qeverisë.

“Duizimi dhe Zaevizmi, gjegjësisht simbioza e tyre është problemi i shoqërisë maqedonase. Bashkimi i paaftësisë dhe kriminalizimit të funksioneve politike në shtet me ndikim partiak politik në kombinim me mungesën e ndjenjës së përgjegjësisë shoqërore dhe shtetërore janë arsye për ngecjen e plotësishëm të Maqedonisë në fushën e prosperitetit”, pohoi Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Për Aleancën për Shqiptarët, zv/ministrat e pandryshuar nga përbërja e kaluar, janë dëshmi se as përbërja aktuale nuk do të sjell ndryshime.

“Si e edukojmë ne rininë dhe qytetarët që ta duan demokracinë? Nuk i edukojmë aspak. Përkundrazi. Ne i edukojmë që ata të dëshirojnë të largohen prej këtij shteti, të migrojnë prej këtij shteti. Ne i edukojmë që të krijohet ai besim në shtetin tonë se injorantët janë ata që pasurohen ndërsa të diturit janë ata që vobekësohen dhe që varfërohen. Dhe përderisa edukojmë në këtë frymë, nuk mund të vijë në shprehje I dituri sepse ne I zgjedhim postet sipas pazareve dhe jo sipas dijes”, theksoi Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Shumica mbron emrat e propozuar nga Kovaçevski për zv/ministra. LSDM-ja kërkon që VMRO-DPMNE-ja të jetë me konstruktive.

“Është shumë e rëndësishme i nderuar koleg, që të gjithë raportet e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në kohën e qeverisjes tuaj tregonin shtrembërim aq të madh, shkatërrim aq të madh të gjithë administratës, të të gjithë kuadrove, të të gjithë funksioneve drejtuese, falë qeverisjes së partisë tuaj”, u shpreh Marija Gjorgjievska, LSDM.

Alternativa tha se si partner i ri i koalicionit qeveritar do të angazhohet për zbatimin e premtimeve të saja.

“Duke filluar nga pika e parë që vjen në rend, që është pika e krijimit të një komisioni hetimor ndërkombëtar nga BE-ja, komision i cili do të merret me të gjitha rastet e montuara politike. Ju lus, që ju si kryeministër, si kryetar i LSDM-së, bashkë me kryetarët e partive të tjera në Kuvend, edhe partitë shqiptare të nxisim ndryshime kushtetuese për ta hequr referencën 20%”, tha Skender Rexhepi, Alternativa.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kandidati i PD për Durrësin: Përmirësojmë trafikun, fokus të veçantë pastrimi i qytetit

Story i radhës

ATK-ja gjobitet për përpunim të kundërligjshëm të të dhënave personale

Të fundit nga

ShkoLartë