kuvendi anulon te gjitha aktivitetet e planifikuara per kete jave 67d887b4d17d6

Kuvendi anulon të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë

March 17, 2025
1 minut lexim

Kuvendi i Maqedonisë ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Në mbledhjen koordinuese, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi propozoi, ndërsa të pranishmit e miratuan njëzëri, konstatimin se të gjitha aktivitetet e Kuvendit të caktuara për këtë javë anulohen. Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse do të ketë nevojë për miratimin e akteve lidhur me tragjedinë në Koçan.

Koordinimi i sotëm u zhvillua në orën 10 në sallën e qeverisë së Kuvendit, ndërsa në të mori pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, si dhe sekretarja e përgjithshëm dhe një përfaqësues nga Qeveria.

Koordinimi filloi me nderime ndaj viktimave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan. Të pranishmit shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave nga zjarri dhe shpresojnë që të hospitalizuarit të kthehen tek familjet e tyre me shëndet të mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Natën e së shtunës shpërtheu zjarr në diskotekën në Koçan ku jetën humbën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kush po i dhuron trendafila teuta selimit 67d8837ac297c
Story i mëparshëm

Kush po i dhuron trëndafila Teuta Selimit?

bekim maksuti eshte derguar ne paraburgim per tragjedine e kocanit 67d887b73c023
Story i radhës

Bekim Maksuti është dërguar në paraburgim për tragjedinë e Koçanit

Të fundit nga

Kreshnik Bekteshi dërgohet në Burgun e Shutkës

Gjykata Themelore e Koçanit shpërndau informacionin se disa nga të dyshuarit janë transferuar në burgun e Shkupit, ndërsa disa të tjerë në burgun e Kumanovës. Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është transferuar
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë