Në kuadër të seancës së 71-të deputetët përfunduan debatin për propozimin që Hisni Imaili nga Alternativa të zgjidhet për nënkryetar të ri të Kuvendit. Por në mungesë të numrit të mjaftueshëm të deputetëve, votimi është paralajmëruar për fillim të shtatorit. VMRO-DPMNE thotë se maxhoranca nuk arriti ti sigurojë numrat për ta votuar e për ta vërtetuar këtë, dolën nga sistemi dhe u larguan nga salla. Ismailin e porositën që pas përzgjehjdes, të respektojë Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën.
“Shpresoj koleg Ismaili që në përputhje me rregulloren, Kushtetutën dhe të gjitha detyrimet dhe kompetencave që keni, nëse zgjidheni nga kjo shumicë parlamentare, të bëni kujdes të mos ndërhyni në fjalët e deputetëve, të pengosh atë që quhet e drejtë demokratike. Shpresoj se nuk do të shkelni rregulloren.”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
Por kreu i kuvendit decid, Isni Ismaili do të zgjidhet për nënkryetar sepse mbrapa ka shumicën parlamentare, ndërsa nga opozita kërkoi të mos ligjërojnë për procedurën.
“Isni Ismaili, sot, nesër, pas dy ditësh, pas një muaji do të zgjidhesh nënkryetar sepse shumica e 64 deputetëve janë pas teje dhe do të zgjidhesh jo me insinuata të tilla për politikën ditore.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Ismaili u zotua se do të respektojë rregulloren e punës ndërsa deputetëve iu drejtua në maqedonisht siç tha ai në shenjë respekti për gjuhën.
“Do të mundohem të merrem me këto polemika, kontradikta mes deputetëve, përballje dhe mospërfillje. Tani me këtë post që do të drejtoj do të udhëhiqem gjithmonë nga parimet dhe mundësitë e që më jep rregullorja e punës.”, tha Isni Ismaili nga “Alternativa”.
Ismaili u propozua për nënkryetar të Kuvendit me nënshkrimet e 20 deputetëve.