Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime ka vazhduar me shqyrtimin e kandidaturave të propozuar për gjyqtarë kushtetues. Pushteti dhe dhe opozitës sërish mbeten në qëndrimet dhe mbështejen e kandidatëve që kanë propozuar për ti zënë vendet boshe në Gjykatën Kushtetuese.
Nga VMRO-DPMNE arsyetuan kandidaturën Todor Vitlarov i cili njëherit është kandidat i tyre se plotëson të kushtet e nevojshme për të qenë antarë i kushtetueses. Nga kjo parti thonë se duhet ndryshuar edhe mënyar e përzgjedhjes sëkandidatëve.
“Kandidati që propozuam është personi i duhur, para së gjithash për shkak të kompetencës, seriozitetit, përvojës së tij të madhe në fushën e drejtësisë, pra profesor dr. Todor Vitlarov. Kam krahasuar biografitë e kandidatëve të mëparshëm të propozuar nga mazhoranca dhe të them të drejtën këtu nuk ka krahasim”, u shpreh Daniela Hristova nga VMRO-DPMNE.
“Duhet të ndryshohet mënyra e nominimit, të mos kalojë në komisionin e zgjedhjeve dhe emërimeve, por të ketë një procedurë të përshtatshme përkatëse për gjykatën kushtetuese, mënyrën, afatin dhe veprimet procedurale që duhet të ndërmerren në kohë që të zgjedhen këta gjyqtarëve”, theksoi Dajanç Eftimov nga VMRO-DPMNE.
Pas përfundimit të debatit për Todor Vitlarov, deputetët pritet të shqyrtojnë biografinë e prokurorit publik të Republikës Ljubomir Joveski. Deri më tani, përveç Vasiq Bozaxhievës, deputetët kanë përkrahur edhe kandidaturën e gjyqtarit civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender të cilët poashtu, si dhe Joveski, janë propozuar nga partitë në pushtet.
Propozimet e opozitës janë profesori universitar Savo Klimovski, gjyqtari në pension Branko Sekulovski, gjyqtari nga Gjykata Administrative Vesna Jovanovska, prokurori Todor Vitlarov dhe prokurori publik Vojisllav Dimovski nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.
Gjykata Kushtetuese ka më shumë se një vit që punon me një përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e planifikuar, katërve u ka skaduar mandati.