Kuvend, debat i ashpër për shkarkimin e Fadil Zendelit

March 2, 2022
min lexim

Shkarkimi i anëtarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime pranë Kuvendit Fadil Zendeli, pas kalimit të tij në opozitë është kthyer në mollë sherri midis pushtetit dhe opozitës. VMRO-DPMNE akuzon mazhorancën për shkelje të procedurës dhe Rregullores së Kuvendit. Nga kjo parti kanë dorzuar mbi 400 amendamente kundër shkarkimit të Zendelit të cilat sipas tyre nuk janë pranuar.

“Kjo shumicë qeverisëse e udhëhequr nga dyshja LSDM-BDI synon të shkarkojë një anëtar të komisionit parlamentar pa propozim të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, në kundërshtim me rregulloren dhe të gjitha rregullat e punës, por edhe në kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Për t’i penguar ata nga ai synim i çmendur, kemi dorëzuar mbi 400 amendamente që janë refuzuar menjëherë.”, tha Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE.

Por mazhoranca, këmbëngul në respektimin e rregullores dhe pasqyrimin e shumicës në trupat punues duke akuzuar kështu VMRO-DPMNE-në për bllokim të Kuvendit.

“Mazhoranca ka një të drejtë legjitime të dhënë nga qytetarët. Mazhoranca ndryshe nga opozita mban përgjegjësinë për vendimet e marra në Kuvend. Njësoj është kudo në vendet evropiane, kështu është edhe këtu. Bllokadat, pengesat e VMRO-DPMNE-së dhe opozitës parlamentare nuk do të kenë sukses.”, tha Jovan Mitrevski, deputet LSDM.

Deputeti Fadil Zendeli nga radhët e L. ‘Besa’ thotë se shkarkimi i tij për shkak të bllokimit të punës së komisionit është vetëm paragjykim i shumicës. Diçka të tillë sipas tij nuk ka pasur.

“Nuk ka pas në asnjë moment nga ana ime tendenca për të bllokuar pa mare parasyshë a kam qenë si deputet i opozitës apo kam qen një periudhë si deputet i shumicës port ash jam i opozitës. Nuk ka pas në asnjë moment diçka të tillë që shumica parlamentare të gjejë preteks.”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes ‘BESA’.

Për ASh-në në kushte kur rregullorja nuk është mjaftueshëm e qartë për shkarkimin dhe emërimin e një antari të komisionit si në rastin konkret dyshojnë se po bëhet një praktikë që mund të përdoret në të ardhmen.

“Rreziku është se ne sot po bëjmë një precedentë të rrezikshëm i cili pë gjeneratat e ardhshme të kuvendit mund të shërbejë si praktikë. Sot ju jeni shumicë nesër mund të vijë dikush tjetër shumicë dhe çka do të thotë të thirret në këtë precedentë dhe në këtë praktikë që t’i kujtohet edhe për arsye banale ta ndrrojë një antarë të komisionit si do vetë.”, tha Syrija Rashidi, deputet i ASH.

Puna e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime ka kohë që ka ngecur, e bashkë me të edhe zgjedhja e katër gjyqtarëve kushtetues.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BE-ja nuk duhet më të tolerojë një Serbi destabilizuese

Story i radhës

“Na çoi në gojën e ujkut”, ushtarët rusë mes lotësh: Nuk e dinim se do të luftonim në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë