kushtrim bytyqi e perfaqeson kosoven ne buzet 68cd791921a08

Kushtrim Bytyqi e përfaqëson Kosovën në Buzet

September 19, 2025
1 minut lexim

Kushtrim Bytyqi është njëri nga garuesit me formën dhe rezultatet më të mira gjatë viti 2025.

Përveç në Kampionatin e Kosovës, Kushtrimi ka rezultate të mira edhe në arenën ndërkombëtare, prandaj Buzeti është edhe një mundësi e mirë për të dëshmuar se ambiciet e tij janë shumë serioze.

Pjesëmarrjen e Bytyqit në Buzet e ka konfirmuar edhe Auto Klubi Ferizaj, në faqen zyrtare të të cilit përveç pasqyrohet qartë synimi për titullin e kampionit në FIA CEZ.

“Auto Klubi Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë se garuesi ynë Kushtrim Bytyqi do të përfaqësojë klubin dhe Kosovën në garën e famshme të Buzet Hillclimb, Kroaci, që zhvillohet këtë fundjavë.

Kjo garë është vendimtare për titullin e kampionit në FIA CEZ (Central European Zone), një ndër eventet më prestigjioze në kalendarin ndërkombëtar të garave malore”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e AK Ferizajt.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

infertiliteti ne rritje mjekja 1 ne 6 cifte ne shqiperi nuk mund te bejne femije 68cd78ba26037
Lajmi i mëparshëm

Infertiliteti në rritje, mjekja: 1 në 6 çifte në Shqipëri nuk mund të bëjnë fëmijë

kurti nderon heroin afrim zhitia ne vendlindje deshmoret jane deshmi se clirimi vjen nga populli 68cd792967fa5
Lajmi i radhës

Kurti nderon heroin Afrim Zhitia në vendlindje: Dëshmorët janë dëshmi se çlirimi vjen nga populli

Të fundit nga

ShkoLartë