Skuadra e Milan ka vënë në shënjestër mesfushorin nigerian Raphael Onyedika, që luan në Danimarkë me skuadrën e Midtjylland. 21-vjeçari konsiderohet si një përforcim i rëndësishëm për kuqezinjtë për të ardhmen.
Sipas “Tuttosport”, futbollisti nigerian i pëlen klubit kuqezi si për karakteristikat e tij në mesfushë ashtu dhe për çmimin.
Në fakt, kostoja e kartonit të tij është vetëm 7 milionë euro, shumë që kërkon klubi danez.
Kjo shumë është e përballueshme nga Milani, që synon ta sjellë Onyedika në Serie A dhe më pas ta lërë në formë huazimi në ndonjë ekip tjetër për të fituar përvojë.
Bisedimet mes klubeve kanë nisur, ndërkohë që lojtari është gati për këtë transferim.