Kushtëzimi i ndryshimeve kushtetuese, Ramadani: Opozita lufton për pikë politike

min lexim

1 Janar – Deklaratat e partive opozitare lidhur me mbështjetjen e ndryshimeve kushtetuese nën kushtin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, më së shumti bëhen për pikë politike dhe për të rritur performacën tek elektorati, thotë analisti politik Ismet Ramadani.

 

Sipas tij, partitë opozitare sidomos Lëvizja Besa tani po shfrytëzon rastin që të merr vëmendjen e  si opozitë e pastër, në kohën kur Aleanca flitet se mund të bëhet pjesë e qeverisë.

Ramadani gjithsesi  vlerëson se Besa do të tërhiqet nga kjo kërkesë sepse është e vetëdijshme për rolin që ka integrimi në dimenzionin  shtetëror e më gjerë.

“Sigurisht po e shfrytëzon rastin që në një mënyrë t’i qaset sa më shumë popullatës ose elektoratit opozitarë dhe në një mënyrë të krijon benefite të cilat shkojnë në interes të ngritjes së rejtingut ose shtrijes në terren dhe del me kërkesat të cilave është vështirë që t’ju mbeten deri në fund në besueshmëri për faktin se kur kemi të bëjmë me ndryshimet kushtetuese  dhe integrimin, këto janë çështje të cila kanë refklektim edhe në atë që është interes shtetëror, rajonal dhe gjeopolitik” – tha analisti politik, Ismet Ramadani.

Integrimi në BE, Kacarska: Duhet kapur afati kohor për qershorin

Nga Instituti për Politika Europiane apelojnë organet shtetërore që të kapin afati kohor  dhe t’i impelementojnë ndryshimet kushtetuese.

Nëse deri në verë kuvendi arrin t’a përmbush kushtin e propozimit francez, atëherë konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahej në fund të kryesimit suedez me BE-në, thotë Simonida Kacarska.

“Për ne, do të kishte vendime të mëdha në qershor me mbajtjen  potenciale të konferencës së dytë ndërqeveritare, në rast të ndryshimit të kushtetutës. Nëse deri në atë kohë nuk i kemi ndryshimet kushtetuese, do të vazhdojë  vetëm procesi i skriningut me përfaqësuesit e Komisionit Europian dhe vendet anëtare” – u shpreh Simonida Kacarska nga Instituti për Politika Europiane.  

Në Bruksel vazhdojnë takimet bilaterale mes vendit tonë dhe shteteve anëtare të BE-së, ndërsa hapja e kushtetuës sipas autoriteteve, nuk do të bëhet deri në momentin kur të sigurohen numrat e nevojshëm për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Arrestohen disa futbollistë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve

Story i radhës

Rashani 72 minuta, Clermont fiton ndaj Lyonit

Të fundit nga