​Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin, Krasniqi: Sinjal i keq për komunitetet joshumicë

min lexim

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës përfitojnë veçanërisht komunitetet joshumicë.

Sipas tij kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nga lidershipi aktual i Evropës me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është sinjal shumë i keq për komunitetet joshumicë në Kosovë.

“Së pari, Asociacioni nuk është kërkesë e serbëve të Kosovës. Me Kushtetutë, serbët e Kosovës e kanë të drejtën dhe lirinë e asociimit si çdo komunitet tjetër. Së dyti, me këtë kushtëzim, krerët e disa prej shteteve evropiane fatkeqësisht po tregojnë se nuk u intereson edhe aq fuqizimi i komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë, si rom, ashkali, egjptian, turk, goran e të tjerë, të cilët më së shumti do të përfitonin nga mekanizmat e Këshillit të Evropës”, ka shkruar ministri Elbert Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij së treti, prioritizimi dhe insistimi në mekanizma e entitete një etnike rrezikon që në Kosovë të krijohet një superkomunitet joshumicë, duke e shthurur kështu harmoninë kushtetuese që ekziston ndërmjet komuniteteve joshumicë.

Si qytetar i kësaj Republike e së dyti si egjiptian në Kosovë, ministri Elbert Krasniqi tha se kjo e shqetëson jashtëzakonisht shumë.

Story i mëparshëm

SHBA thirrje Iranit: Mos furnizoni me armë rebelët Huthi

Story i radhës

Kryediplomati grek: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut nuk është nga ato çështje që mund të ndryshohen

Të fundit nga