“Kushtetuesja” pranon padinë e PD-së kundër bordeve të çmimeve, kur do të zhvillohet “beteja” e parë gjykatë

January 3, 2023
1 minut lexim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim padinë e opozitës që kërkon shkrirjen e strukturës, të ashtuquajtur ‘bordi i transparencës’, e cila vendos çmimet e produkteve ushqimore.

Sipas burimeve për TCH, “Kushtetuesja” ka caktuar 31 janarin si ditën kur do të zhvillohet beteja e parë ligjore e demokratëve jo vetëm kundër qeverisë, por edhe Autoritetit të Konkurrencës.

Të ashtuquajtura borde të Transparencës tashmë do të duhet të kalojnë në filtrin Kushtetues.

Kujtojmë se Bordet e Transparencës u ngritën nga qeveria në mars të vitit 2022 me qëllim zbutjen e krizës se çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër opozita tha se këto struktura shërbyen për të legjitimuar interesat e bizneseve të caktuara në mungesë të transparencës nga ana e qeverisë dhe jo për të ndihmuar shqiptarët.

Kujtojmë se ditën e sotme Gjykata Kushtetuese pranoi edhe padinë e PD-së për “Butrintin”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ronaldo i kryen me sukses vizitat mjekësore

Story i radhës

Shpërthen sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: E pabesueshme, çka po shihja! Gjithë ky turp

Të fundit nga

Asgjë nuk është e pamundur

Asgjë nuk është e pamundur. Nëse nuk mendoni kështu, ju do të jetoni me paaftësinë për të lëvizur, për të krijuar, për të evoluar, për të realizuar ëndrrat tuaja, të jeni të

A po i pengon qeveria projektet e Prishtinës?

Për sfidat, sukseset dhe planet e punës thirri konferencë për media. I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, tregoi se 2024-ta ishte goxha vit sfidues për Prishtinën. Ai foli për sfidat që kanë
ShkoLartë