kushte te veshtira ne konviktin stiv naumov ne shkup studentet paguajne 6 600 denare por perballen me lageshti myk dhe dhoma te ftohta 6ae489d12d0e2

Kushte të vështira në konviktin “Stiv Naumov” në Shkup: Studentët paguajnë 6.600 denarë, por përballen me lagështi, myk dhe dhoma të ftohta.

October 30, 2026
1 minut lexim
kon 2

Konvikti studentor “Stiv Naumov” në Shkup është sërish në qendër të kritikave, pas ankesave të shumta të studentëve për kushtet e papërshtatshme të jetesës, pavarësisht rikonstruksionit të objektit.

Sipas iniciativës “Rezistenca Studentore”, studentët përballen me lagështi, myk, mungesë ngrohjeje dhe uji të ngrohtë, ndërsa në disa dhoma raportohet për rrjedhje nga tavanet dhe përmbytje.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas zjarrit që shpërtheu në njërën prej barakave, ku u përfshi nga flakët një bojler. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

Platforma “Studentaria” ka publikuar pamje të reja që tregojnë rrjedhje uji, dhoma të përmbytura dhe radiatorë që, në vend të ngrohjes, prodhojnë zhurmë të madhe.

Nga drejtoria e konviktit më herët kanë deklaruar se objekti është nën garanci 18-mujore dhe se defektet duhet të riparohen nga kompania që ka kryer punimet.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit i ka cilësuar kushtet në objektin e rikonstruktuar si të shkëlqyera, ndërsa problemet si raste të izoluara. Ministria ka pretenduar gjithashtu se disa dëmtime janë shkaktuar nga përdorimi i papërgjegjshëm i hapësirave nga studentët.

“Rezistenca Studentore” kërkon ndërhyrje urgjente të institucioneve, duke theksuar se studentët paguajnë 6.600 denarë në muaj për akomodim, por ende nuk kanë kushte të sigurta dhe dinjitoze për jetesë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

meloni shtetet e bashkuara partnere strategjike e italise 6ae4897968ea6
Lajmi i mëparshëm

Meloni: Shtetet e Bashkuara, partnere strategjike e Italisë

mozzik ndan nje moment te embel me djalin e tij oz 6ae489d390fcf
Lajmi i radhës

Mozzik ndan një moment të ëmbël me djalin e tij, Oz

Të fundit nga

ShkoLartë