Kush shënoi më shumë gola të Kosova kundër Polonisë?

Kombëtarja e Kosovës pothuajse i ka shpresat minimale për të bërë diçka në duelin e kthimit që luhet me 12 prill (20.15) në Prishtinë.

Vashat tona pësuan humbje të thellë sot me rezultat 36:22 në konak të Polonisë, në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.

Hendbollistja Leaonra Demaj është më efikasja me 5 gola.  

Polonia – Kosova 36:22 (17:6)

Përjashtimet: Polonia 10 minuta dhe Kosova 12 minita.
Polonia: Adrianna Płaczek, Monika Maliczkiewicz – Aleksandra Zimny 2, Aleksandra Olek 4, Emilia Galińska 3, Monika Kobylinska 6, Magda Balsam 1, Mariola Wiertelak 2, Adrianna Górna 1 Aleksandra Tomczyk 1, Aleksandra Rosiak 6, Patrycja Noga, Natalia Nosek 2, Daria Michalak 3, Karolina Kochaniak-Sala 2, Dagmara Nocun 3

Kosova: Njomza Kelmendi, Venera Kafexholli, Blerta Ahmetxhekaj – Elisa Mulaj 1, Melisa Mulaj, Shkurta Mehmeti, Mirela Gjikokaj 4, Yllka Shatri 3, Fitore Aliu 3, Arlinda Hajdari, Natalija Milatoviq, Pashke Marku 1, Albina Rugova 1, Leonora Demaj 5, Marigona Hajdari 4, Suzana Ujkiq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sulmuesi i Kosovës shënon, skuadar e tij në gjysmëfinale të Kupës së Rumanisë

Story i radhës

Llokvenec: Së shpejti tender për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë

Të fundit nga