Kush po i helmon vajzat në Iran? 650 raste që prej nëntorit

Të paktën 650 vajza janë helmuar në mënyrë të dyshimtë nga një gaz toksik në Iran që prej muajit nëntor, në atë që shumë besojnë se është një përpjekje e qëllimshme për të detyruar shkollat ​​e tyre të mbyllen.

Fatmirësisht nga këto incidente nuk ka pasur asnjë fatalitet, por shumë prej vajzave të prekura kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen, të përzjera, marrje mendsh dhe lodhje.

“Duket qartë se disa njerëz duan që të gjitha shkollat, veçanërisht ato të​ vajzave të mbyllen”, tha të zëvendësministri i Shëndetësisë. Megjithatë, ai më vonë shtoi se komentet e tij ishin keqkuptuar.

Prokurori i Përgjithshëm njoftoi javën e kaluar se do të hapte një hetim penal, por deklaroi se provat e disponuara janë të pamjaftueshme.

Helmimi i parë ndodhi më 30 nëntor, kur 18 nxënës nga Shkolla Teknike Nour në qytetin fetar të Qom u dërguan në spital.

Që atëherë, më shumë se 10 shkolla për vajza janë vënë në shënjestër në krahinën përreth.

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministri i Shëndetësisë, Younes Panahi tha se vajzat ishin helmuar nga kimikate që nuk janë të shkallës ushtarake dhe mund të gjenden fare lehtë, por pa e specifikuar llojin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plani i BE-së për Kosovën dhe Serbinë, i ngjashëm me atë të dy Gjermanive

Story i radhës

Portugezi tërbohet me arbitrin dhe largohet me karton të kuq

Të fundit nga