Të gjithë drejtuesit e automjeteve që nuk shlyejnë gjobat brenda 30 ditësh, do t’u bllokohet automjeti dhe nuk do të mund të marrin në Drejtorinë e Transportit Rrugor shërbime si kolaudimi apo pagesa të tjera për automjetin.
Megjithatë ka disa raste kur një drejtues automjeti mund të tolerohet.
“Ne duhet të shikojmë edhe pjesën e detyrimit që drejtuesit e automjeteve kanë, afatet që kanë këto masa pa likujduar. Sepse në rast se një drejtues automjeti figuron me 4-5 masa administrative të palikujduara për një afat 1-vjeçar na lind mendimi që ky ka neglizhuar dhe nuk i ka likujduar këto masa. Ndërsa në momentin kur një drejtues mjeti ka masa administrative të palikujduara për një afat 1 apo 2-mujor ne e kemi marrë në favor të drejtuesit të mjetit,” –shprehet specialisti i trafikut, Gerhard Baka për TV Klan.
Sa u përket mjeteve që kanë masë administrative për përdorim të aparatit celular apo mosvendosje të rripit të sigurimit, bllokimi bëhet automatikisht.