Nevrij Ademi-Tetovasot
Aleanca për Shqiptarët kohëve të fundit vijon të mbetet pika më e nxeht politike në vendin tonë Kjo parti me këtë emër u themelua në vitin 2015 dhe doli si një fraksion i të pakënaqurëve brenda PDSH-së së Menduh Thaçit. Dy muajt e fundit opozita shqiptare pret me mish e shpirt se si do të vendos dhe si do të rreshtohet aleanca për shqiptarët në zgjedhjet e 8-Majit e pas disa thashe themeve Arben Taravari kryetar i kësaj partie ditë më parë doli me një status të cilin unë e kuptova mirë
Më poshtë po lexojmë se çka shkruajti në FB-Arben Taravari
Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë. Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur! Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!
Menjëherë pas tij filluan reagimet e nënkryetarëve, deputetëve, funksionerëve të lart të ASH-së dhe organeve të ngushta të partisë por dje në një press konferencë doli ish kryetari i partisë dhe tani kryetari i kuvendit të ASH-së Ziadin Sela në pamje të parë shiheshin fytzrat që kishin ndjerë tradhëtin e Taravarit por pa mos u zhytur më thellë të dëgjojmë cka tha Sela
E tani deri të shtunën ne duhet të presim por hajde të kthehemi pak pas në vitin 2020 atëherë kur gjithkush ishte i gatshëm për ndryshim atëherë kur shqiptarët pritshin me ngulm që tre partit opozitare të bëhen bashkë dhe pikërisht personi që sot i kanë drejtuar gishtin që atëherë bënte thirje për bashkim të opozitës shqiptare. Ziadin Sela në atë kohë ka kërkuar me ngulm nga Alternativa dhe Lëvizja Besa që të bëhen bashkë.
E të ndalemi pak këtu pikërisht pas kësaj thirje ai që tradhëtoi partinë dmth Bilall Kasami i cili bëri pikë e pesë Lëvizjen BESA ai në atë kohë e quajti joserioze thirjen dhe la deri në fund ASH-në therrur e pa rrjep, pas disa kohësh Alternativa pranoi dhe bëri koalicion me ASH-në ndërsa ai që është mësuar të tradhëtoi sepse i është bërë shprehi tradhëtia sepse ka qen me BDI-në në fillim pastaj krijoj Lëvizjen Besa pastaj e përcajti atë dhe në fund kur shqiptarët e opozitës duheshte të bëhen bashk Bilalli cka bëri ju kujtohet, epo nëse nuk ju kujtohet atëherë po ju rikujtojmë
МОZHEME ishte sllogani i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 në të cilën BiLALL Kasami tradhëtoi përsëri opozitën shqiptare ai u rreshtua dhe u bë shqiptari i parë që ulet krah përkrah me një parti maqedonase në lista të përbashkëta në zgjedhjet parlamentare, prandaj e thash ai që tradhëton njëherë pastaj i bëhet shprehi tradhëtia. Por jo vetëm ziadinin dhe Afrimin, Bilalli ka tradhtuar edhe Arbenin a ju kujtohet 61-shi i arben taravarit për formimin e qeveris së re e di që ju kujtohet por ta shohim edhe njëherë
Edhe këtu tradhëtoi përsëri deputeti i Bilall Kasamit Kastriot Rexhepi i cili pastaj përfitoj edhe roje shtetërore përshkak se ndjehej i kërcënuar kinse, dhe këtu përsëri tradhëtoi Kasami. por tradhëtia e Kasamit uk përfundon këtu ta ndjekim pak këtë video
E shohim që krah për krah me Kasami ka festuar edhe Murseli kandidat i kësaj partie i cili mbështeti Bilall Kasamin në zgjedhjet e fundit lokale në Tetovë ku edhe fitoi kasami. Por buzëqeshja e Murselit dhe Kasamit nuk zgjati shumë sepse përsëri tradhëtoi ASH-në Bilall Kasami sepse më shumë e favorizoi VMRO-DPMNE-në sesa ASH-në. Bilalli më shumë i dha vmro-së se sa ASH-së dhe Aleanca për shqiptarët u tradhëtua përsëri.
E hajde Tani të pyesim a ka të drejtë Arbeni apo Ziadini dmth ASH-në e kanë tradhëtuar pikërisht ato njerëz me të cilën Arben Taravari dëshiron që të bëj koalicion Kastrioti dhe Bilalli janë personat të cilët disa herë kanë tradhtuar ash-në dhe në fund cka mund të pres kjo parti nga këto persona se nesër nuk do ta tradhëtojnë asnjëherë jo përkundrazi Ziadin Sela me të drejtë thotë që ASH duhet të shkoj e vetme në opozitë pasiqë kjo parti nuk duhet ti besoj askujt që shkeli mbi gjakun e Ziadinit sepse VMRO-DPMNE dihet që është mbështetëse e madhe e LEN-it dhe Ziadini nuk mund të lejoj Taravarin që të shkel mbi gjakun e tij.