Kush nga LSDM u pendua për Ligjin për Lojërat e Fatit?!

A ftohen marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI? kjo pyetje disi u imponua pasi grupi parlamentar i socialdemokratëve nuk e mbështeti ligjin për lojërat e fatit për të cilin insistoi BDI-ja. Vetëm një pjesë e deputetëve të LSDM-së shtypën butonin jeshil për këtë ligj, që nuk mjaftoi për miratim, duke treguar kështu se partneri i koalicionit të BDI-së, LSDM, nuk ua ka siguruar shumicën e nevojshme. Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski tha se asnjëherë nuk u sugjeron deputetëve se si të votojnë.

“Me sa di unë, ai ligj ka marrë 51 vota në votimin e dytë, që do të thotë se kanë votuar 51 deputetë pavarësisht se nga cila parti politike vijnë, por kjo nuk mjaftoi. Pra, për votimin e deputetëve duhet t’u drejtoheni të gjithë deputetëve dhe të gjitha partive politike që marrin pjesë në parlament për të thënë, sepse unë  e kam thënë një herë se nuk u sugjeroj deputetëve se si të votojnë në Kuvend”, tha Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së.

Ky ligj u miratua në fillim të shkurtit, por presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, nuk pranoi ta nënshkruajë. Nga BDI-ja edhe atëherë edhe tani thonë se janë inatosur me të për këtë, por koordinatori i grupit parlamentar Arbër Ademi në deklaratën e djeshme nuk ia hedh fajin LSDM-së që nuk u sigurua shumica e nevojshme.

“Vendimi i grupit të deputetëve të LSDM-së edhe pse unë nuk jam në cilësi për të folur në emrin e tyre, por unë e di, vendimi është që të përkrahet propozim ligji. Disa individë që nuk votuan për këtë propozim ligj, qëllimisht apo jo munguan nga seanca, kjo është puna e tyre. Nëse kemi vërejtje ndaj presidentit të shtetit për mos nënshkrimin e dekretit-po. Këtë e kemi thënë disa herë”, tha Arbër Ademi, koordinator i GP BDI.

Nga opozita shqiptare edhe sot reaguan se ky ligj është i dëmshëm, ndërsa drejtpërsëdrejti e akuzuan Artan Grubin për, siç thanë, përfshirje kriminale.

“Ky ligj, për lojërat e fatit, që Artan Grubi deshi ta sjellë në mënyrë ekspresë me flamur europian, për çka reagoi ashpër edhe faktori ndërkombëtar, nuk kishte asnjë lidhje me mbrojtjen e të rinjve nga kumari, por ishte vetëm një përpjekje për legalizimin e marrëveshjeve kriminale që Artan Grubi i ka lidhur përmes viktimës së tij Përparim Bajrami. Nuk ka ironi më të madhe kur Lotaria-BDI, e cila vetëm brenda këtij mandati 4 vjeç deponoi 46 milionë euro, para të qytetarëve për blerjen e aparateve për kazino, dhe të bëhen sikur nuk dinë asgjë”, tha Fari Iseni, VLEN.

Gjatë votimiz, sistemi i Kuvendit ka regjistruar se ishin të pranishëm 109 deputetë, edhe pse numri i përgjithshëm i atyre që kanë votuar ishte 73, prej të cilëve 51 deputetë kanë votuar për ndërsa 22 kundër.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Peci tha se iu rikthyem mbi 600 m2 Ministrisë së Bujqësisë, reagon AAK-ja

Story i radhës

Ageler: Të ndalet presioni ndaj gjykatësve

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez