Kush kujdeset për kostumet dhe look-un? Kryeministri Kurti në një intervistë ndryshe

Kryeministri Albin Kurti nga tapeti i kuq i Festivalit të Këngës në RTK ka folur për këtë ngjarje dhe si rrallëherë foli edhe për kostumet e tij për të tilla ngjarje.

Ai u pyet se kush kujdeset për kostumet dhe pamjen në ceremoni festive.

“Tashmë vetë sepse nuk është që jam duke blerë kostume e rroba të reja, por atëherë kur i bleja patjetër që me gruan time dhe këta që janë të protokollit që janë në kryeministri”, u përgjigj kryeministri.

Kurti foli edhe për organizimin e Festivalit të Këngës, për të cilën tha se është punuar shumë.

“Është një ngjarje shumë e madhe kulturore, edhe për RTK-në edhe për MKRS-në, edhe për shtetin e Qeverinë tonë dhe për mbarë kombin. Është punuar shumë që të vihet në këtë ditë, kjo ngjarje e madhe e ka për ngjarje në vete edhe vendin, meqenëse po hapet një sallë që siç kam marrë vesh nga Adi Krasta, i kanë nxjerrë 130 kamionë mbeturina nga këtu”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kultura gjithnjë e më shumë po bëhet artistike.

“Është shumë e rëndësishme që po bëhen bashkë artistët për kulturën e qytetarëve dhe kultura jonë po bëhet gjithnjë e më shumë artistike sepse kultura është ajo zakonshmëria, njëtrajtshmëria e një populli e shoqërie, e që gjithnjë e më shumë po bëhet më artistike. Do të vazhdojmë në këtë rrugë ku arti e kultura do të mbështeten, sepse janë të domosdoshme edhe për edukimin e rinisë por edhe për mirëqenien shpirtërore e intelektuale të popullit tonë”, ka thënë kryeministri i vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nunaj: Paga mesatare 900 euro mund të realizohet në 2024, bëhet me vullnet politik jo performancë

Story i radhës

Spartak Ngjela vjen me një reagim për proceset gjyqësore ndaj të akuzuarëve të familjes Berisha, ka këto fjalë!

Të fundit nga