Kush janë punonjësit që u suspenduan në Spitalin e Pejës lidhur me rastin e foshnjës së vdekur

December 21, 2022
1 minut lexim

Shtatë punonjës të Spitalit të Pejës janë suspenduar pas rastit të rëndë që ka ndodhur javën e kaluar, ku një foshnje që kishte lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse e mbështjellë me çarçafë.

Suspendimin e tyre e ka bërë të ditur vetë Spitali i Pejës përmes një njoftimi.

“Spitali të Përgjithshëm në Pejë me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Media nga burime mëson se në mesin e shtatë të suspenduarve janë 4 mami, pastruesi dhe dy lajtore.

Ndryshe Prokuroria Themelore e Pejës, ka konfirmuar për median se se sot Prokurorja e rastit ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Menjëherë pas informatave në vendin e ngjarjes ka shkuar Prokurori i nga Departamenti i Krimeve të Rënda së bashku me Inspektoratin Shëndetësorë dhe policinë. Rasti është duke u hetuar dhe jemi në pritje të raportit nga Inspektorati Shëndetësorë lidhur me këtë ngjarje. Prokurorja e rastit sot ka pasur një takim konsultativ me prindin e foshnjës për të kuptuar më shumë rreth rastit”, ka thënë zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi. /

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjuha e Ramës në Kuvend/ Berisha- Nikollës: “Je kryetare e Parlamentit apo sekretare e tij? Vepron me dy standarde”. Vokshi kërkon përjashtimin e kryeministrit

Story i radhës

Foshnja e pajetë u fut mes çarçafëve në lavatriçe, pezullohen 7 punonjës të spitalit të Pejës

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë