Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi se ata udhëhiqen nga parimet, dhe se është ideali që i shtyn e që nuk ka para që e blen këtë sepse është një ideal.
Në emisionin “DPT TE FIDANI”, ai deklaroi se i kujtohet se si menjëherë pas luftës, në muajin mars, ai ishte në Mitrovicë në atë kohë, ku 11 mijë shqiptarë të Mitrovicës veriore janë detyruar t’i lëshojnë banesat e tyre dhe se njëri prej agresorëve të asaj kohë më vonë ishte punësuar në Ministri të Tregtisë.
“Traumë kanë shkaktuar në Mitrovicë. Sa herë e kemi plasuar këtë informacion, kanë tentuar ta relativizojnë këtë çështje”.
“Ne dilnim i shihnim, ishin 3-4 persona që i rrihnin shqiptarët që kalonin atje. Radosh Gvozdiqi është njëri prej tyre. A e dini që ai ka punuar Ministri të Tregtisë? Në vitin 2015 më duket që ministre ka qenë Hykmete Bajrami atëherë kur është marrë ai në punë në atë vit. Një nga sulmuesit e Banjskës është ai. A po e kupton që këta janë përbindësha. Radosh Gvozdiqi i Zveçanit, ka qenë i tmerrshëm”, deklaroi Muja.
Tutje ai shtoi se këta kanë qenë konjektura përbindësha që ka krijuar Kosova pas luftës.
“Pra, nga veprimi dhe mosveprimi këto përbindësha janë krijuar. Dhe pastaj ata i spastruan etnikisht të gjithë shqiptarët atje, i rrihnin të gjithë, kontrabanda vazhdonte. E më 2015-ën Radosh Gvozdiqi ka hyrë në punë në Ministrinë e Tregtisë. Pikë. Sot është një nga sulmuesit e Banjskës”, përfundoi Muja.
Burimi: botasot.info