kush janë ndryshimet që OpenAI bëri në ChatGPT për tu rikthyer në Itali

Aksesi në robotin AI ChatGPT është rikthyer në Itali pasi u dëbua nga autoritetet e mbrojtjes së privatësisë në fillim të muajit Prill lidhur me shqetësimet e privatësisë.

Krijuar OpenAI, i mbështetur nga Microsoft, tha se me sukses kishte adresuar dhe qartësuar problematikat e ngritura.

Tha se politika e saj e privatësisë tashmë ishte e aksesueshme nga njerëzit përpara se të regjistroheshin në ChatGPT si dhe kishte një mjet të ri për verifikimin e moshës së përdoruesit.

Autoritetet Italiane, njohur edhe is Garante, kishte bllokuar akses përkohësisht në ChatGPT dhe filluar një hetim mbi aplikacionin e inteligjencës artificiale.

Garante kishte akuzuar OpenAI se ka dështuar të kontrollojë moshën e përdoruesve të ChatGPT të cilët supozohet se duhet të jenë mbi moshën 13-vjeç. OpenAI  tha se do të ofrojë mjetin për të verifikuar moshën e përdoruesve në Itali në momentin e regjistrimit.

OpenAI gjithashtu tha se do të ofrojë një formë të re për përdoruesit Evropianë të cilët mund të ushtrojnë të drejtën për të kundërshtuar përdorimin e të dhënave të tyre personale për trajnimin e modeleve.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga debutimi në muajin Nëntor 2022. Mund tu përgjigjet pyetjeve duke përdorur një gjuhë njerëzore dhe natyrale dhe të imitojë stile shkrimi.

Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë në të dhe madje integruar në aplikacionet si Bing apo Office. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Osimhen duhet të zgjedh mes PSG-s dhe Bayernit

Story i radhës

​Bizneset e vogla në kryeqytet kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve në kiosqe

Të fundit nga