Kush janë drejtuesit e SHA “Ekonomia e Ujërave”, që marrin rroga më të lartë se e Kryeministrit?

min lexim

Zëvëndëskryeministri i parë Artan Grubi, të dielën denoncoi që menaxhmenti i SHA “Ekonomia e Ujrave” po merr rroga më të mëdha se ministrat dhe kryeministri, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Nga hulumtimi i redaksisë, në faqen zyrtare të Qeverisë ku janë publikuar pagatt e Kryetarit të Qeverisë, Zëvendëskryetarëve dhe Ministrave, rroga maksimale arrinë 88.260,00 denarë, ajo e kryeministrit, ndërsa më e vogla 65.989,00 denarë, ajo e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Nisur nga deklarata e zv.kryeministrit Grubi, rezulton që rroga e drejtorit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të SH.A “Ekonomia e Ujërave” kanë rroga më të mëdha madje edhe se kryeministri i vendit, i cili merr pagë 1.435 euro.

Po kush janë Drejtori ekzekutiv dhe Bordi i drejtorëve në SHA “Ekonomia e Ujërave”?

Në faqen zyrtare të SHA Ekonomia e Ujërave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë të publikuara të dhënat mbi menaxhmentin e shoqërisë.

Drejtori ekzekutiv është Llokman Limani, ndërsa Bordi i drejtorëve përbëhet nga Stojan Evtimov, Darko Radeski, Katerina Andonova, Milan Kiroski, Aleksandar Davidovski dhe Zoran Ristov.

Madje, punonjësit e kësaj Shoqërie Aksionare e cila është në pronësi të shtetit, janë deklaruar se do të fillojnë me grevë përshkak vonesës së rrogave dhe sigurimit shëndetësor. Nga kjo shoqatë aksionare deklaruan që gati 60% e punëtorëve në SHA “Ekonomia e Ujrave” marrin paga minimale.

Nga Sindikata e punëtorëve të Maqedonisë thonë se punëtorët mezi ja dalin duke u detyruar të luftojnë për kafshatën e bukës. Ndërsa kanë paralajmëruar edhe grevë në qoftë se nuk paguhen rrogat.

Grubi njoftoi që Qeveria ka ndarë mjetet për këtë shoqatë aksionare për t’i ndihmuar në mbulimin e rrogave për tre muaj por se urgjentisht duhet që të ristukturohet.

SHA Ekonomia e Ujërave e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krahas drejtorisë në Shkup është e organizuar edhe në filiale. Ekzistojnë dega “Fusha e Strumicës” – Strumicë, dega “ Fusha e Shkupit “Shkup, dega „Fusha e Radovishit“, Radovish, dega “Fusha e Prilepit” Prilep , dega Drini i Zi Ohër, dega Fusha e Kumanovës Likovë, dega Bregalnica në Koçani, dega e Pollogut Gostivar, dega “Vardari Jugor” Gjevgjeli, dega “Fusha e Manastirit” Manastir si dhe dega e Berovës. Flaka

Story i mëparshëm

​Rrëzohet një avion privat në brigjet e Letonisë

Story i radhës

​BE do të ndihmojë Ukrainën me 5 miliardë euro

Të fundit nga