Kush janë 5 organizatat terroriste? Karamuço: Prenë tubat e ujit dhe krijuan raketa

min lexim

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar për “Top Story” se janë 5 organizata terroriste të përfshira në konfliktin Izrael- Hamas.

Karamuço: Unë ekspert sigurie i Lindjes së Mesme nuk jam, por jam ekspert për organizatat terroriste që kanë nxjerrë organizatat kriminale edhe në rajonin tonë. Aty janë 5 organizata që janë të përfshira në të gjithë këtë që po ndodhë.

Së pari, nuk është se Hamasi dhe Feto janë në vetëvete organizata terroriste, por kanë grupe, kanë brigata të armatosura të tyre. Njëra ka brigatën e martirëve të Al-Aqsas dhe tjetra ka Al-Qassam.

Përveç këtyre na është përfshirë edhe një grup tjetër terrorist shumë i fuqishëm, që aktualisht është i shpërbërë sepse edhe në Egjipt u shpallë organizatë terroriste, Vllazëria Myslimane.

Ai është furnizuesi kryesor që dyshohet sot i atyre armatimeve dhe raketave që ka furnizuar përsa mund të furnizohej Gaza – sepse ka një specifikë, që ata kanë improvizuar. Kanë bërë në mënyrë artizanale edhe raketa.

Pra, ngaqë kishin një bllokadë nga toka, deti dhe ajëri nga Izraeli, vetë ata kanë prerë tubot e ujit dhe kanë bërë raketa. Kjo është e provuar.

Një pjesë e tyre kanë ngritur fortifikime dhe përveçse ka presion…

Zheji: Por lënda e parë ka ardhur nga Katari.

Karamuço: Për t’ju dhënë fund këtyre dilemave që shohim në medie, Irani ka lidhje me Hezbollanë sepse janë Shiit. Ndërsa, Hamasi dhe Vllazëria kanë lidhje me Katarin. Këto janë dy linjat. Tani nëse ato kryqëzohen diku për interesat e tyre, po. Por nuk mund të thuash që Irani po financon direkt Hamasin. Jo. Janë palët të ndërlidhura.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbeturinat inerte në Kodrën e Diellit, Sulejmani: Akuza Deharit dhe BDI-së

Story i radhës

Chalamet rrëfen për mesazhin që mori nga Tom Cruise

Të fundit nga