Kush janë 17 gjigantët e teknologjisë që do të monitorohen rreptësisht nga Bashkimi Evropian

Amazon, Apple dhe 17 gjigantë të tjerë të teknologjisë janë vendosur në listën e platformave “shumë të mëdha” të Bashkimit Evropian që do të thotë se përballen me kontrolle me strikte nga rregullatorët dhe potencialisht gjoba më të larta nëse i shkelin ato rregulla.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, në fund të 2020-ës prezantoi një legjislacion të ri për mënyrën sesi rregullatorët duhet të monitorojnë gjigantët e teknologjisë.

Nën Aktin e Shërbimeve Dixhitale(DSA), që u implementua katër muaj më parë, rregullatorët janë në gjendje të monitorojnë përmbajtjet për të reduktuar komentet e dëmshme dhe vendosur rregulla për përdorim të inteligjencës artificiale.

Kjo është lista e plotë e kompanisë, zbuluar ditën e Marte, që do të monitorohen më shumë nën DSA sipas Bashkimit Evropian:

  • Alibaba’s AliExpress
  • Amazon Marketplace
  • Apple AppStore
  • Booking.com
  • Facebook
  • Google Play
  • Google Maps
  • Google Shopping
  • Instagram
  • LinkedIn
  • Pinterest
  • Snapchat
  • TikTok
  • Twitter
  • Wikipedia
  • YouTube
  • Zalando
  • Bing
  • Google Search

Këto platforma kanë katër muaj afat për të siguruar se veprimtaria e tyre është në përputhje me rregullat e DSA. Në mesin e këtyre rregullave është edhe dhënia informacion përdoruesve pse ju janë rekomanduar disa uebsajte apo shërbime dhe sesi ti shmangin ato.

Dështimi për të implementuar këto masa mund të përfundojë me gjobë deri në 6 përqind të të ardhurave globale të kompanive.

Shembull konkret është ai ku rregullatorët Evropiane kanë paralajmëruar Elon Musk, CEO-n e Twitter se firma ka shumë punë për të bërë që të jetë në përputhje me rregulloren Evropiane. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

Story i mëparshëm

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e reja

Story i radhës

BE-ja kërkon urgjentisht Asociacionin, Janjiq zbulon paralajmëron ngecje në dialog – parashikimi i tij për 2 majin

Të fundit nga