Kush ishte në bordin e avionit rus që u rrëzua pa të mbijetuar?

August 24, 2023
1 minut lexim

Aeroplani ku ndodhej shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, u rrëzua dje në rajonin Tver të Rusisë, duke lënë të vdekur që të 10 personat në bord, raporton Anadolu.

Dy muaj më parë, Prigozhin nisi një rebelim kundër presidentit rus Vladimir Putin, por e ndërpreu rrugëtim dhe më pas u vendos në Bjellorusinë fqinje.

Raportet fillestare të mediave dje vonë thanë se Prigozhin ishte mes pasagjerëve të avionit Embraer-135 që fluturonte nga kryeqyteti rus Moska për në Shën Petersburg.

Disa kanale në platformën Telegram pro Wagner raportuan gjithashtu se në bordin e avionit ishte edhe bashkëthemeluesi i Wagner Dmitry Utkin, ish-nënkoloneli në agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë GRU.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë njoftoi në një deklaratë se një komision i posaçëm ka filluar hetimet rreth incidentit.

Raportohet se në bordin e avionit ndodheshin shtatë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit.

Në deklaratën e mëvonshme me emrat e personave në bord, u konfirmua se Prigozhin dhe Utkin ishin në fluturim.

Pesë pasagjerët e tjerë ishin: Valery Chekalov, Yevgeny Makaryan, Sergey Propustin, Aleksandr Totmin dhe Nikolay Matuseev.

Sipas Dossier Center, një grup hetimor rus, Chekalov ishte zëvendësshef i Wagner, duke punuar me të që nga vitet 2000.

Chekalov mbikëqyri të gjitha projektet “civile” të Prigozhin jashtë vendit, duke përfshirë kërkimet gjeologjike, prodhimin e naftës dhe bujqësinë, si dhe logjistikën e Wagner.

Chekalov ishte gjithashtu i përfshirë në listën e sanksioneve të publikuar nga Departamenti amerikan i Shtetit më 20 korrik.

Makaryan iu bashkua Wagnerit në mars 2016 dhe ishte pjesë e repartit të katërt sulmuese të Wagner-it në Siri, e cila u vu në shënjestër të aeroplanëve amerikanë pranë qytetit të Khsham në janar 2017, sipas Dossier.

Propustin iu bashkua Wagnerit në mars 2015 dhe luftoi në njësitin e Kirill Tikhonovich, i cili sipas raportit është një nga njësitë luftarake të Grupit Wagner.

Deri më tani nuk janë gjetur detaje për prapavijën apo pozicionin e Totmin dhe Matuseev brenda Grupit Wagner.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kompania e cila përfitoi më së shumti nga “boom” i inteligjencës artificiale

Story i radhës

I dëmtuan pajisje në apartamentin e dhënë me qira, pronari nga Kosova mban peng 6 italianët në Sarandë

Të fundit nga

​Milani emëron trajnerin e ri

Milani konfirmon emërimin e Sergio Conceiçao si trajner i ri i tyre, duke thënë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2026. “AC Milan njofton se Sérgio Paulo Marceneiro da Conceição

Avokati Rrecaj: Kurti po synon me kap gjyqësorin

Avokati Visar Rrecaj ka thënë se kryeministrit siç duket nuk i pëlqen emri dhe figura e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj. Sipas Rrecajt kryeministri në një intervistë nuk ka
ShkoLartë