kush i mori dosjet e spak gazetarja hakerimi vinte nga nje zyre ne kullat kryesore te tiranes 67edc135f1149

Kush i “mori” dosjet e SPAK? Gazetarja: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës

April 3, 2025
1 minut lexim

Teksa e cilësoi situatën më mafioze të ndodhur në këtë institucion, gazetarja Klodiana Lala dha ca detaje më shumë sa i takon publikimit të disa dosjeve të SPAK. Në studion e “Opinion”, ajo tha se ka dyshime të forta për hakerim, duke shtuar se është ndërhyrë në kompjuterët e 3 prokurorëve.

“Është ndërhyrë në kompjuterin e prokurores Enkeleda Millonai, e cila kohët e fundit për arsye shëndetësore ka pasur momente që nuk është paraqitur në punë, në këtë moment është dhënë sinjali. Ka dyshime të forta për hakerim. Është ndërhyrë! Është parë që është ndërhyrë në 3 kompjutera, të Millonait, prokurores Elida Kaçkini dhe prokurorit Behar Dibra.”

Sipas Lalës, është tentuar të hakerohej edhe kompjuteri i drejtuesit të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion Altin Dumani.

“Është tentuar të hakerohet kompjuteri i kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Nuk është hakeruar dot, është vendosur të fiket gjithë sistemi, që të mos merreshin të dhëna të tjera.“

Gazetarja shtoi se përmes gjurmimit të celularëve është zbuluar se në kryeqytet ekziston një zyrë hakerimi.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn.

Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat.

Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim.

Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë”, tha ajo.

“SPAK ka bërë një inventar, ka pasur mbledhje urgjente me prokurorët. Ka një dyshim tjetër, që përveçse do përdoreshin për shantazh në prag fushate, po shihet mos ka pasur edhe ndërhyrje se janë PDF”, përfundoi Lala.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

a po krijon tensione te reja bashkepunimi ushtarak mes beogradit dhe budapestit karshillek marreveshjes mes tiranes prishtines dhe zagrebit 67edbbda198ee
Story i mëparshëm

A po krijon tensione të reja bashkëpunimi ushtarak mes Beogradit dhe Budapestit? Karshillëk marrëveshjes mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit?

familja imeri nje thirrje per lumir abdixhikun nese me te vertete doni nje ldk te forte dorehiquni 67edcad462d05
Story i radhës

Familja Imeri një thirrje për Lumir Abdixhikun: Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, dorëhiquni

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë