Kush i dërgoi letër Bora Zemanit, zbulohet përmbajtja

November 20, 2022
1 minut lexim

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata e 7 e spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi. Mesa duket si çdo mbrëmje tjetër suporti nga ndjekësit për Borën duket se nuk ka munguar as mbrëmjen e djeshme, pasi adhuruesit janë kujdesur që përpara fillimit të spektaklit ta përkrahin dhe ti japin mbështjetjen e tyre. Këtë na e ka zbuluar vetë Bora me anë të një Instastory, ku ka postuar një buqetë me lule dhe një letër shumë motivuese për të. Në postim Bora shpreh falenderimet e saj dhe shkruan:

Faleminderit për këto emocione kaq të bukura përpara spektaklit. Ju dua!

Image

Postimi i moderatores

Para pak ditësh si rrallëherë, Bora ka vendosur të publikojë një ‘Ask’ në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe Bora ka vendosur tu përgjigjet disa prej tyre. Për shkak se për disa kohë është aluduar se Bora mund të jetë shtatzanë, duke përfituar nga një pyetje e tillë që ndjekësit i kanë drejtuar, më në fund Bora vendosi të përgjigjet publikisht, duke e mohuar kategorisht këtë gjë dhe duke i dhënë kështu fund të gjitha aludimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nis sot Kampionati Botëror

Story i radhës

Peja e rrezikuar nga vërshimet, rritet niveli i ujit në Lumbardh

Të fundit nga

ShkoLartë