Kush është Vangjel Tavo, kandidati socialist për bashkinë e Himarës

min lexim

Po kush është Vangjel Tavo, figura që kryeministri Rama ka besuar për bashkinë e Himarës. Dikur në Partinë Socialiste, më pas në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe sot sërish pjesë e Partisë Socialiste. Për më tepër ndjekim materialin.

Ishte viti 1996 kur Vangjel Tavo nisi angazhimin e tij në politikë nën siglën e Partisë Socialiste.

Aderimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 ku pas përplasjeve me Edi Ramën për konfliketet e lindura mes socialistëve në gjirokastër, Tavo vendosi të largohej dhe t’i bashkohej një tjetër partie të majtë, këtë radhë lëvizjes socialiste për integrim, me kryetar ilir metën.

Për një periudhë 1-vjecare, në vitet 2012-2013 Tavo shërbeu si ministër i shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës dhe 2017-ës, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastër.

Ai vijoj të kandidonte në këtë qark edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021 por nuk mundi të fitonte mandatin e deputetit dhe në këtë mënyrë vendosi të shkëputej përkohësisht nga politika aktive.

“Lufta edhe në Gjirokastër e mazhorancës ka qenë kundër LSI dhe Vangjel Tavos” ,-tha Vangjel Tavo në Euronews Albania.

Gjatë kohës që ishte në opozitë si edhe pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, jo pak herë Tavo ishte kundër kryeministrit Rama madje duke deklaruar në publik se rilindja e edi ramës nuk kishte asnjë lidhje me socialistët.

Pavarësisht konflikteve në distancë, së fundmi ai zgjodhi që rikthimin në sferën politike ta bënte pas një oferte të kryesocialistit gjatë këtij viti, fillimisht për t’u mandatuar nga qeveria si prefekt i qarkut të Vlorës, e tanimë kandidat për bashkinë e Himarës.

Story i mëparshëm

(VIDEO) Çerdhja e Çairit ende nuk është gati, komuna ia hedh fajin Qeverisë, Qeveria fajëson Qeverinë e kaluar

Story i radhës

Mbi 132 mijë euro për promovimin e shëndetit mendor, luftimin e tuberkulozit e HIV-it

Të fundit nga