Kush është Mastodon, rrjeti social që po “strehon” përdoruesit që po largohen Twitter

November 8, 2022
min lexim

Interesi në një platformë open-source të medias sociale njohur si Mastodon shpërtheu pasi përdoruesit janë vënë në kërkim të një alternative të Twitter të frikësuar se ardhja e Musk mund të vërë në rrezik ekzistencën e atij rrjeti social që kemi njohur deri sot.

Nëse jeni prej tyre që besoni se Twitter po shkon drejt fundosjes dhe po kërkoni një alternativë, kjo është çdo gjë që duhet të dini për Mastodon.

Çfarë duhet të dini rreth Mastodon?

Gjëja e parë që do të mësoni rreth Mastodon është ajo që njihet si rrjeti i “federuar”, një koleksion prej mijëra rrjetesh sociale që funksionojnë në servera në mbarë botën dhe që lidhen bashkë nga teknologjia e Mastodon mbi një platformë njohur si “Fediverse.”

Ju mund të regjistroheni në një server specifik, i cili mirëmbahet nga dikush, zakonisht vullnetarë nga xhepi i tyre apo donacione përmes Patreon. Ata kanë rregullat dhe politikat e tyre dhe përdoruesit mund të zgjedhin një server sipas moderimit që kërkojnë.

Madje mund të startoni serverin tuaj nëse dëshironi rregullat tuaja të moderimit. Në këtë lidhje gjeni një listë serverësh me vendndodhje dhe tematike të ndryshme.

Serverët në këtë listë kanë pranuar të gjithë “Besëlidhjen e Mastodon” duke premtuar se kanë për të moderuar në mënyrë aktive racizmin, seksizmin, homofobinë dhe transfobinë.”

Pavarësisht serverit Mastodon që zgjidhni të regjistroheni, ju mund të ndiqni përdorues në një server tjetër. Duke qenë se është një sistem vullnetarësh, nuk ka reklama.

Emrat e përdoruesve janë ndryshe

Sapo të zgjidhni një fjalëkalim dhe të aktivizoni llogarinë tuaj me një imazh muri dhe një foto profili, mund të filloni përdorimin e tij. Ndryshe nga Twitter, emri i përdoruesit do të jetë @[username]@[serveri Mastodon ku jeni regjistruar].

Për shembull mund të jetë @[email protected] si një adresë e-mail-i ku pjesa e parë është identifikuesi dhe pjesa e dytë është kompania që të ofron shërbimin.

Aplikacionet e Mastodon janë të disponueshme në iOS dhe Android.

Postimi është i ngjashëm por ndryshe

Fillimisht duhet të mësoheni me termin “toots.” Kështu quhen postimet në rrjetin social Mastodon. Gjithashtu keni dyfishin e limitit të karaktereve për të postuar.

Keni më shumë kontroll mbi ata që shohin postimin tuaj dhe mund të zgjidhni ta shohin vetëm disa përdorues, krejt serveri ose krejt përdoruesit e Mastodon.

Hashtaget funksionojnë njëlloj si në Twitter për tematikat më popullore të momentit.

Verifikimi është i lehtë dhe pa pagesë

U bë një dramë e madhe kur Musk tha se do tu kërkonte përdoruesve të paguajnë nëse duan verifikimin. Mastodon ka një sistem verifikimi i cili është i disponueshëm për të gjithë me uebsajtin e tyre.

Nëse vendosni lidhjen e një uebsajti që kontrolloni në profilin tuaj, më pas mund tu njohë si pronar i atij uebsajti duke u dhënë ndjekësve një justifikim për tu besuar se jeni ai individë që pretendoni. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rritje e lehtë në shitjet me pakicë të BE-së dhe Eurozonës në shtator

Story i radhës

Sa më parë të harmonizohet politika shtetërore dhe ajo editoriale e mediave karshi Serbisë!…

Të fundit nga

ShkoLartë