Moderatorja Fjodora Fjora ka folur për herë të parë rreth situatës së papritur që ndodhi gjatë një emisioni ku i ftuar ishte gazetari Ronaldo Sharka.
Gjatë diskutimit në studio kur ai ishte i ftuar, moderatorja në një moment i harroi emrin Ronaldos, duke e pyetur atë nëse “Kush është ky Ronaldo Sharka.” Ajo nuk kishte reaguar më parë në lidhje me fragmentin që u bë viral në rrjetet sociale, megjithatë moderatorja ka komentuar situatën gjatë një interviste të dhënë së fundmi.
E ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Fjodora e cilësoi situatën si një gabim mediatik për të cilën u ndje keq në atë kohë. Ajo tregoi se është njerë keq pas kësaj situate, pasi ishte gafa e parë televizive e saj.
“Ajo ka qenë perlë. Domethënë qeshim, sigurisht ajo ishte një gabim televiziv as nuk diskutohet, sepse unë nuk kam për qëllim të fyej askënd në emisionin tim. Unë e humba sepse ai po fliste në vetën e tretë për veten dhe ishte momenti im i parë që e njihja, e kisha të ftuar në studio dhe ndërkohë ishim duke diskutuar për persona të tjerë.
Tani gjithë filli i bisedës po ti hysh, se tani memet e kanë shkurtuar si kanë dashur vetë, ne po flisnim për njerëz të tjerë në intervistë dhe ai foli në vetë të tretë për veten dhe unë e humba. Po ka qenë shumë e bukur se dua të them çfarë ndodhi më pas.
Mora makinën dhe ika në Himarë dhe u zhduka se thosha: O Zot. E përjetova shumë keq sepse ishte gafa ime e parë televizive shumë e fortë. Po njerëz jemi dhe sigurisht na ndodh se transmetimi direkt i ka këto,” tha ajo.