Ndërsa luftimi midis forcave ruse dhe ukrainase vazhdon dhe në kohë festash mundësia për një armëpushim apo për negociata nuk duket në horizont. Por kjo nuk e ka penguar aspak opinionin mbarë publik të pyesë se nëse do të ketë negociata midis dy vendeve të lart përmendura, kush do të jetë përfaqësuesi nga pala ruse.
Media prestigjioze Telegrafi pyeti disa ekspert dhe analistë në lidhje me këtë. Pothuajse të gjithë ekspertët treguan gishtin nga presidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev. Këshilli është vendi ku formulohet politika e sigurisë së Rusisë dhe është qendra ku merren informacione nga burime ruse dhe rrjete nga jashtë. Ky i fundit njihet ndryshe me pseudonimin “djalli mbi supin e Vladimir Putinit”.
Ishte pikërisht Patrushev ai që me 21 shkurt të vitit të kaluar, vetëm pak ditë para pushtimit të forcave ruse në territorin e Ukrainës, këshilloi Putinin të negocionte drejtpërsëdrejti me presidentin amerikan, Joe Biden. Tashmë janë shtuar shumë zërat që Putini mund ta humbasë pushtetin për shkak të pushtimit të dështuar të Ukrainës, dhe postin e tij mund ta zërë një gjeneral 71-vjeçar.
Ish kreu i shërbimit britanik të kundërzbulimit Sir Richard Dearlove tha se Putini do të internohet në një sanatorium deri në fund të vitit. Ndryshe nga anëtarët e tjerë të rrethit të ngushtë të Putinit, Patrushev nuk është mik i ngushtë dhe as nuk luan hokej me presidentin rus.
Lidhja e Putinit me Patrushev
Të dy burrat e njohin njëri tjetrin që nga koha e shërbimit të inteligjencës FSB e cila ishte nën drejtimin e Patrushevit nga viti 1999 deri në vitin 2008. Patrushev mban 5 poste që i mbante presidenti aktual rus Putin para tij. Britanikët vunë në pah dhe një fakt tjetër mjaft interesant, ata zbuluan se operacioni i agjentëve rus në të cilin u helmua dezertori Alexander Litvinenko në vitin 2006 ishte urdhëruar dhe miratuar nga Putin dhe Patrushev. Patrushev ishte në të njëjtën kohë dhe koka e grushteve të shtetit që ndodhen në vitin 2014 në Krime s dhe në 2016 në Mal të Zi të cilët rezultuan të pasuksesshëm.
Megjithatë, analistët perëndimorë janë të shqetësuar për fanatizmin e Patrushit.Eksperti rus i politikës MarkGaleotti e përshkroi atë si njeriun më të rrezikshëm në Rusi, “djallin mbi supin e Putinit”. Patrushev prej vitesh ka shtyrë narrativën se Rusia është në një konflikt ekzistencial me Amerikën. Një ndër teoritë e konspiracionit që ai promovon janë ato që Shtetet e Bashkuara po kryejnë një politikë kontrolli të popullsisë, të njohur si “miliardi i artë”, që po vjedhin organe nga jetimët ukrainas. Sipas tij SHBA po mundohet të marre Siberinë. Kur flitej për negociata me Amerikën para fillimit të pushtimit, Patrushev arriti në përfundimin se “negociatat do të dështojnë”.
Që nga fillimi i luftës, Patrushev ka qenë me RamzanKadyrov, liderin çeçen besnik të Putinit, dhe YevgenyPrigozhin, kreun e mercenarëve, të ashtuquajturit i ‘vagnerianëve’, u dëshmua si “skifteri” më i madh në luftën kundër Ukrainës.
Mundësia për të pasuar Putinin bazohet në dy elementë
Së pari për momentin duket se Putini mund të rrëzohet fillimisht nga nacionalistët e fortë për shkak të rezultateve të tij të dobëta në luftë. Së dyti, duke qenë se ai është pjesë e klanit të KBG-së në krye të Rusisë, Patrushev di si t’i kthejë ujërat politike të Kremlinit në mullirin e tij, ndryshe nga dy të tjerët që janë të huaj në këtë temë dhe thjesht bëjnë zhurmën e rrugës.
Të dy dënojnë fundin e Bashkimit Sovjetik dhe të dy ndajnë një mosbesim të thellë ndaj Perëndimit, i cili ushqehet nga teoritë e pakuptimta të konspiracionit. Sipas analistëve britanik nëse ai fiton në një luftë të tillë të brendshme për epërsi, lufta vetëm do të përkeqësohej dhe do të kishte pasoja të mëdha.
Sipas Telegrafit Patrushev, ka bërë thirrje për përdorimin e armëve dhe ai gjithmonë ka qenë pas kësaj nisme. Përveç kësaj ai kërkon zgjerimin e fushës së mobilizimit dhe thotë se lufta nuk duhet të përfundojë derisa nazizmi ukrainas “të çrrënjoset njëqind për qind”. Ndërsa djali i tij Dmitry, 44 vjeç, ministër i Bujqësisë i Rusisë, është cilësuar gjithashtu nga disa ekspertë si pasardhësi i mundshëm i Putin.