Kush është futbollisti shqiptar që po shkëlqen në Angli?

1 minut lexim

23-vjeçari Geraldo Bajrami është duke shkëlqyer në futbollin anglez me klubin legjendar të Nots Kantrit. Jo vetëm titullar i padiskutueshëm, mesfushori kuqezi tashmë është abonuar me golin, teksa ditën e sotme, realizoi të dytin radhazi në National League (Liga e Pestë).

Bajrami shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në triumfin 4-0 të arritur në shtëpi ndaj Torkuait. Sezonin e kaluar 23-vjeçari ishte pjesë e Kiderminster, ndërkohë që në merkaton e verës u transferua te Nots Kantri.

Skuadra e mesfushorit shqiptar kryeson kampionatin me 39 pikë në 16 ndeshje, 3 më shumë se Urexham i vendit të dytë.

Vlen të theksohet se futbollisti numëron 8 ndeshje me fanellën e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Roli i tij natyral ka qenë në qendër të mbrojtjes, ndërkohë që të klubi anglez është përshtatur si mesfushor, ku po zhvillon paraqitje mjaft të mira.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski: Mesazhet e rreme për bomba u dërguan nga jashtë vendit

Story i radhës

J.Lo thuhet se ia ka nxirë jetën Ben-it pas martesës: Ai është kthyer në kukullën e saj

Të fundit nga