Futbollisti i njohur Andi Ukmta, nga sot ne ekipin e ri FC Lausanne-Sport
Futbollisti i njohur zviceran ne kantonin e Vaudit Andi Ukmata me prindër nga Kosova ka nënshkruar një kontratë te re me FC Lausanne-Sport, njofton gazeta zvicerane Le Canton27.ch
Shpresat kah sulmuesi Andi Ukmata që shënoi gol ne 50m do të avancoj ekipin e tij dhe futbollin zviceran
I stërvitur te Team Vaud, Andi Ukmata u largua në moshën 17-vjeçare te të rinjtë e FC Cyrihut. Pasi ka kaluar nëpër Vevey, La Sarraz, Azzuri Lausanne, Bulle dhe Bavois që atëherë, sulmuesi 25-vjeçar iu bashkua radhëve të Team Vaud M21 marsin e kaluar. Tani nën kontratë me LS, ai do të angazhohet plotësisht me M21.
Ukmata këtë kontratë me ekipin e ri ne Lausanne e ka vlerësuar si një vendim i duhur jo vetëm për avancimin e tij, por edhe perspektiven e futbollit zviceran.
Andi Ukmata, vetëm 25 vjeçar (5 prill 1997) një talent me gjatësi prej 1,88 mund t’i sjellë shumë avancimit të futbollit ne Zvicër i cili njihet një golashënues i shkëlqyeshëm, prandaj edhe nga shume nga specialistet e futbollit ai vlerësohet që ka shumë ngjashmëri me Karim Benzema, shkruan gazeta zvicerne Le Canton27.ch, duke përmendur këtu golin qe kishte shënuar nga 50 metra largësi para ca muajsh.
25-vjeçari Andi Ukmata shënoi 12 gola në Premier League duke e cilësuar lojtarin me te mirë, kanë shkruar mediat zvicerane.