Në shtetet e ndryshme luajnë me sukses sportistet shqiptare, sidomos në hendboll.
Ndër to është edhe hendbollistja Erika Zeneli, e cila luan për kombëtaren e Greqisë.
Faruk Shala, ndihmëstrajner i kombëtares së Kosovës dhe trajner i kampiones së Istogut, ka thënë disa fjalë për Erikën.
“Erika Zeneli hendbolliste e suksesshme shqiptare.
Hendbolli është sport i shqiptarëve ku do nëpër botë njofton djem dhe vajza të suksesshme në këtë sport, njëra ndër to është edhe Erika Zeneli vajza me prejardhje nga qyteti i Laçit në Shqipëri që me familje si 1 – vjeçare ka emigruar ne Greqi si shumë familje tjera shqiptare kudo nëpër botë, ajo është një hendbolliste e shkëlqyeshme dhe një vajze shembullore.
Është kampione dhe fituese e kupës së Greqisë me skuadrën më të mirë PAOK, që paraqitet në kupën evropiane EHF Cup, dhe me kombëtaren e Greqisë ka kaluar raundin e parë kualifikues për Kampionat Botëror 2023.
Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e hendbollisteve shqiptare të suksesshme definitivisht sporti i hendbollit është ai që i përgjigjet gjenetikes së shqiptarëve”, ka shkruar Shala në profilin e tij në facebook.