Kush është dëshmitari që rëndoi Veliajn? Karamuço zbulon detaje: Një ish-financiere me prova të sakta që po…

March 21, 2025
1 minut lexim

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ishe këtë të enjte i ftuar në një emision televiziv ku tha se dyshohet se Nesti Angoni që ka bërë edhe denoncimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, dyshohet të jetë një ish-financire.

Sipas tij, është një ish-financiere e biznesit e cila ka pasur dijeni në detaje për mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka.

“Për mendimin tim ka një dëshmitar të akuzës në rastin e hetimeve që po zhvillohen, flitet për një ish-financiere që jep të dhëna shumë të sakta. Ish-financiere e bizneseve që jep të dhëna shumë të sakta që ka ngritur një pistë hetimore, që ka çuar deri në këto masa që shikojmë sot e deri në ato volume që do të shkojnë në gjykatë nesër për tu shqyrtuar e për të dhënë një vendim.

Askush nuk mund ti dinte qoftë blerjet, qoftë mënyrën se si menaxhoheshin paratë, fluturimet, hotelet e gjithçka në aspektin politik. Këto janë shumë teknike, financiare dhe deri diku juridike dhe janë shumë të sqaruara”,-tha Karamuço.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Myslimanët nga Shkupi ftojnë familjet e të lënduarve në tragjedinë e Koçanit në një darkë iftari në Çair

Story i radhës

Rritje e çmimit të energjisë, paralajmërohen protesta e bojkotim të pagesës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë