Kush është Ales Bialiatski që e fitoi çmimin Nobel për Paqe?

October 7, 2022
1 minut lexim

Ales Bialiatski, aktivist bjellorus për të drejtat e njeriut, është një ndër  fituesit e këtij viti të Çmimit Nobel për Paqe.

Aktualisht, Ales Bialiatski ndodhet në burg, shkruan BBC.

Bialitski themeloi Qendrën për të Drejtat e Njeriut “Viasna” në vitin 1996 si përgjigjje ndaj brutalitetit ndaj protestave të ushtruar nga lideri autoritetar Alexander Lukashenko.

“Ai i ka kushtuar jetën promovimit të demokracisë dhe zhvillimit paqësor në vendin e tij”, tha Komiteti i Çmimit Nobel.

Aktivisti bjellorus për të parën herë u arrestua dhe mbajti burg nga viti 2011 deri në vitin 2014 me akuza për evazion fiskal, të cilat gjithmonë i ka mohuar.

Ndërkaq, ai prapë u burgos në vitin 2020, pas protestave masive të cilat u mbajtën për atë që opozita dhe monitorët e pavarur thanë se ishin kundër zgjedhjeve të kurdisura për të mbajtur Lukashenkon në pushtet.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elon Musk kërkon gjykatës anulimin e gjyqit me Twitter

Story i radhës

“Ramushi nuk ishte aty”/ Anita Haradinaj shpërthen në lot në emision: Nuk e di askush këtë që po them

Të fundit nga

ShkoLartë