Serbia nuk zgjedh mjete me propagandë të fëlliqur duke sulmuar në të gjitha forma djemtë tanë, yjet e Republikës së Kosovës, siç është Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Se sa gënjeshtar janë serbët, më së miri e ilustron edhe një shkrim i tyre, i gatuar në kuzhinën e tyre, duke sulmuar Xherdan Shaqirin vetëm pse flet shqip dhe është superlojtar dhe ua ka djeg bishtin në vitin 2018, kur me golin e tij në Kaliningrad e çoi në shtëpi Serbinë.
Shaqiri së bashku me Xhakën realizuan golat, Zvicra ngadhënjeu me rezultat 2:1 dhe e eliminuan Serbinë nga Kampionati Botëror.
Mediumet serbe, pa pikë marre dezinformojnë, sipas një pamfletit “Kurir”, mjekët serbë e shpëtuan Shaqirin.
Kush është ai mjek gënjeshtar serb, që na qenka shpëtimtar. As media serbe nuk ka emër sepse është një fantazmë e pjellës së tyre!
“Shaqiri ka provokuar serbët në mënyra të ndryshme gjatë historisë. Të gjithë i kujtojmë ngjarjet në Rusi kur shfaqi shqiponjën dykrenare.
Ndër të tjera, derisa ishte duke dhënë një intervistë për televizionin vendor, një burrë iu afrua Shaqirit dhe i veshi xhaketën e UÇK-së.
Shaqiri është një provokator i dëshmuar dhe përdor çdo mundësi të mundshme për të sulmuar Serbinë. Ai ka festuar golat duke treguar shqiponjën dykrenare, ka provokuar me njoftime në rrjetet sociale dhe tani ka shkuar një hap më tej”, shkruan ky farë mediumi serb.
“E urren çdo gjë serbe dhe po të mos ishin mjekët tanë, Shaqiri jo vetëm që nuk do të luante futboll, por as që do të kishte jetë normale.
Përkatësisht, përfaqësuesi i Zvicrës ka lindur me një deformim të këmbës së djathtë, e cila është kuruar me sukses në Klinikën Universitare të Fëmijëve të Beogradit në Tirshva.
Një nga mjekët tanë të shquar e shpëtoi Shaqirin duke përdorur një metodë revolucionare në atë kohë.
‘Shaqiri ka lindur me deformim kongjenital të këmbës së djathtë. Këmba i është kthyer nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në stomakun e nënës së tij. Menjëherë pas lindjes është dërguar nga Gjilani në Vranjë, e më pas në Beograd – Tirshov.
Atje është trajtuar nga mjeku ynë i famshëm, ekspert në deformime të tilla”, ka thënë një herë për “Informer” një burim i mirëinformuar”, sulmon ky farë “Kurir” , duke mos e publikuar as emrin e atij mjekut fantazmë!