kush e fitoi finalen trepca besa ne vitin 1994 ja formacionet dhe golat 6451481826e52

Kush e fitoi finalen Trepça – Besa në vitin 1994? Ja formacionet dhe golat 

May 2, 2023
1 minut lexim

Me 5 qershor të vitit 1994 është zhvilluar finalja e Kupës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Finale me rivalitet të madh dhe në fushën e lojës edhe emrat të njohur të Trepçës, si legjenda Basri Tupella, pastaj Florent Beqiri, Eroll Vitaku, Shkëlzen Babolli, Ymer Selmanaj, Taib Kabashi etj. ndërsa në taborin pejan Xhelal Selmanaj, Bashkim Idrizi, Fatmir Muhaxheri etj.

Trepça ngadhënjeu në finale me rezultat 18:17 ndaj Besës, duke e fituar Kupën e Kosovës për edicionin 1993 – 1994.

Basri Tupella ka qenë më efikasi të Trepça, me gjithsej 6 gola, ndërsa Fatmir Muhaxheri me 6 gola të Besa.

Duhet theksuar se në këtë garë nuk morën pjesë Kastrioti i Ferizajt, Prishtina, Vjosa e Shtimes dhe Kaçaniku, pasi që e bojkotuan kampionatin dhe Kupën e Kosovës, për shkak të disa mosmarrëveshje të asaj kohe me federatë.    

Trepça – Besa 18:17 (8:9)

Trepça: Babolli, E. Vitaku 3, Tupella 6, Nallbani 2, Buçinca, F. Vitaku, F. Beqiri 6, Kabashi 1, Hyseni, Muriqi, Selmanaj dhe Berisha.
Besa: Kasumaj, Zeka 2, Muhaxheri 6, Kadrijaj 5, Selmanaj 3, Ismajli, Shala dhe B. Idrizi 1.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vetmia njelloj si cigarja publikohet raporti eshte aq vdekjeprurese sa pirja e gjysme pakete duhan ne dite 64514613b5385
Story i mëparshëm

“Vetmia njëlloj si cigarja”, publikohet raporti: Është aq vdekjeprurëse sa pirja e gjysme pakete duhan në ditë

luizi surprizon olten ish banorja e postoi ne instagramin e saj me lot ne sy 645149bd85308
Story i radhës

Luizi ‘surprizon’ Oltën, ish-banorja e postoi në Instagramin e saj me lot në sy

Të fundit nga

Beyonce në garë me Keri Hilson

Keri Hilson është duke vendosur rekord në lidhje me këngën e diskutueshme që e vendosi atë në mosmarrëveshje me Beyonce-n dhe, me fjalët e saj, la një mbresë të qëndrueshme në karrierën
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë