Kush e do biznesmenin Pëllumb Gjoka në burg? Paralajmërimi i fortë i avokatit të tij: Nuk keni parë gjë akoma

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili është arrestuar pasi emri i tij u gjet në përgjimet e aplikacionit Sky, Ylli Manjani ka deklaruar për mediat sot se drejtësia nuk po ushtron një standart të drejtë.

Ai u shpreh se drejtësia duhet të vijojë hetimet, por nuk ka përse të mbajë në burg klientin e tij, ndërsa shtoi se “nuk është parë asgjë akoma” nga drejtësia.

I pyetur se kush mund të kërkojë që Pëllumb Gjoka të qëndrojë në burg, Manjani u përgjigj se “nuk mundet të ushqejë konspiracionistët me teori”.

“Drejtësia nëse do të hetojë le të hetojë, mbajtja nδ burg gjatë hetimit nuk është standart. Me këtë standart nuk keni parë gjë akoma. Nuk ka prova. Nuk bëj dot teori konspiracioni, nuk i ushqej dot konspiracionistët me teori. Atë që nuk keni parë akoma është standarti i ulët i marrjes në përgjegjësi penale. Për shkak të këtij standarti shprehja e shokut Enver të gjithë në ushtri, do bëhet të gjithë në burg”, u shpreh ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Eden Hazard merr një ofertë befasuese

Story i radhës

Hamiti: Qytetarët të sanksionojnë Osmanin e Kurtin në zgjedhjet e ardhshme

Të fundit nga