Kush do ta zëvendësojë Liz Truss?

1 minut lexim

Dorëheqja e Liz Truss paraqet goditje të fuqishme për partinë, që nën udhëheqjen e Boris Johnsonit fitoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet e vitit 2019.

Me procedurë të përshpejtuar do të mbahen zgjedhjet e reja për lidership, kurse Truss paralajmëron se pasuesi do të zgjidhet në një afat prej një jave.

Në mesin e personave që do të mund të kandidonte janë Rishi Sunak dhe Penny Mordaunt, kundërkandidatë që në zgjedhjet e fundit humbën nga Truss, por edhe Jeremy Hunt, ministri aktual i Financave që zëvendësoi Kwartengun.

Rikthimi potencial i Boris Johnsoni në politikë është hedhur poshtë, e disa prej këshilltarëve të Johnsonit javëve të fundit kanë pretenduar se largimi i tij ka qenë gabim.

Kujtojmë që para pak çastesh Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres si dhe ai i Partisë Konservatore, e dorëheqja e saj erdhi në ditën kur ajo i mbushi 45 ditë që po ushtronte këtë funksion. 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPB: Arrestohet shtetasi kosovar, kontrabandonte emigrantë

Story i radhës

Kryediplomatja Gërvalla në KS të OKB, ia përplasi në fytyrë Selakoviqit të zezat e Serbisë

Të fundit nga