kush do ta zevendesoje ilire dautin kuvendi kerkon emrin nga fronti europian nuk respektohet gjuha shqipe 679a590ed2f34

Kush do ta zëvendësojë Ilire Dautin? Kuvendi kërkon emrin nga “Fronti Europian”, nuk respektohet gjuha shqipe

January 29, 2025
1 minut lexim

Kuvendi edhe zyrtarisht ka kërkuar që koalicioni “Fronti Europian” të propozojë një emër i cili do të merr pozitën e kryetarit të Komisionit për Politikë Sociale, pas dorëheqjes së Ilire Dautit nga pozita e lartë përmendur pasi ndaj të njëjtës kishte edhe interpelancë të ngritur nga “Levica” e cila mori edhe mbështetjen e VMRO-së dhe ZNAM-it, njofton Klan Maqedoni.

Kërkesa i është dorëzuar koordinatorit të “Frontit Europian”, nga ana e Kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, Gjorgjija Sajkovski.

Vlen të theksohet se kërkesa e dorëzuar deri tek “Fronti Europian” të cilën e ka siguruar Klan Maqedoni është vetëm në gjuhën maqedonase.

Deri më tani “Fronti Europian” nuk ka vepruar ende dhe nuk ka propozuar as kandidat që do ta pasonte Ilire Dautin.

Nëse situata vazhdon të mbetet siç është për momentin, Komisioni për Politikë Sociale do të jetë i bllokuar dhe nuk do të mund të thirren mbledhje nga ana e zv.kryetarit Ilir Demiri që gjithashtu është nga “Fronti Europian”.

I vetmi që sipas rregullores mund ta zhbllokojë punën e këtij komisioni është Afrim Gashi, i cili mund të caktojë një nga deputetët si “ushtrues detyre” dhe të vazhdojë me punë.

Kujtojmë, Dauti u largua nga kjo pozitë sepse nuk pranoi të vendoste në rend dite propozimin e LSDM-së për mbështetje financiare të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre. Deputetja e “Frontit Europian” në disa raste ka kërkuar që në ligjin e njëjtë të inkorporohen edhe familjarët dhe ish ushtarët e UÇK-së./tvklan.mk/

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

megan thee stallion shkelqen me fustanin unik ne javen e modes ne paris 679a54d8416d8
Story i mëparshëm

Megan Thee Stallion shkëlqen me fustanin unik në Javën e Modës në Paris

lsdm nga shoqeri per te gjithe ne parti nacionaliste 679a5987635a5
Story i radhës

LSDM nga shoqëri për të gjithë në parti nacionaliste!

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë