Derisa ukrainasit janë duke u përballur me sulmet e vazhdueshme të Rusisë, aleatët perëndimorë janë zotuar të dërgojnë armë shtesë për të mbështetur rezistencën e Ukrainës.
Vetëm të shtunën, shtete si SHBA-ja, Gjermania dhe Holanda ndanë armatim dhe mjete financiare në vlerë qindra miliona euro.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se do të dërgojë 350 milionë dollarë armë – duke përfshirë raketat anti-tank Javelin, sistemet kundërajrore dhe armë të tjera.
Qeveria gjermane tha se do të furnizonte Ukrainën me 1,000 granatahedhës anti-tank dhe 500 raketa tokë-ajër Stinger në mënyrë emergjente.
Holandezët njoftuan për dhurimin e 50 armëve anti-tank “Panzerfaust-3” dhe 400 raketa.
Të dy vendet thuhet gjithashtu se po shqyrtojnë dërgimin e një sistemi të përbashkët të mbrojtjes ajrore në një bazë të NATOs në Sllovaki.
Më herët, NATO filloi shtonte numrin e forcave të saj në Evropën Lindore “për t’iu përgjigjur shpejt çdo rasti”.