Kusari-Lila: Vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe

May 25, 2023
1 minut lexim

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, në emisionin “Rublikon” në Klan Kosova, duke iu referuar vlerësimeve të bëra nga OJQ-të serbe, ka thëvë se vetëm 8 për qind e qytetarëve të komunitetit serb e mbështesin Listën Serbe.

“Sipas vlerësimit që e kanë bërë OJQ-të serbe, pranueshmëria, apo mbështetja për Listën Serbe, muajin e kaluar në katër komunat në veri, ka dalë 8 për qind. Besueshmëria tek qytetarët e komunitetit serb”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila tha se të gjithë qytetarët që janë betuar kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës.

“Të gjithë kryetarët që janë betuar, tre sot dhe një më herët, kanë bërë ftesë dhe kanë paralajmëruar hapjen e konkurseve për vende të reja të punës, në të cilët kanë inkurajuar qytetarët e komunitetit serb të aplikojnë e natyrisht edhe angazhimin e tyre edhe në pozicione të tjera, e kjo duhet mbetet fokus e përkushtim i neve të gjithëve”, u shpreh tutje ajo.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Bashkim me Berishën? Alibeaj habit me përgjigjen

Story i radhës

Rusia bën hapa përpara në planin e saj për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

Të fundit nga

Dita kur u krijua CNN

Cable News Network (CNN), rrjeti i parë televiziv në botë i dedikuar lajmeve 24-orëshe, filloi transmetimin më 1 qershor 1980. Ai u themelua nga magnatët e medias amerikane Ted Turner dhe Reese
sqmken
ShkoLartë