Kusari-Lila: Refuzimi i Abdixhikut për takim me Kurtin ka qenë më tepër emocional se politik

April 10, 2025
1 minut lexim

Deputetja e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 janë ende në vijim, ndërsa ka komentuar edhe reagimin e fundit të kreut të LDK-së ndaj Albin Kurtit, duke e quajtur atë më shumë emocional sesa politik.

“Mendoj që reagimi ka qenë më tepër emocional se pragmatik dhe politik, të paktën ashtu e kam lexuar”, tha Kusari-Lila në Euronews Albania, duke theksuar se qasja e LDK-së në komunikim është ndryshe për shkak të historikut dhe përvojës së saj në krijimin e institucioneve.

“Reagim i ngutshëm, në veçanti, kur kemi të bëjmë me një parti, e cila edhe nga përvoja edhe nga historia ka qasje ndoshta ndryshe të komunikimit në veçanti në raport me krijimin e institucioneve”.

Ajo shtoi se ndonëse vendimi për qëndrimin e LDK-së u takon tërësisht organeve të kësaj partie dhe elektoratit të saj, kishte më shumë “emocion dhe hidhërim” sesa pritej nga një drejtues partie.

“Vendimi është tërësisht i tyre dhe i organeve të partisë (LDK) dhe natyrisht ata i përgjigjen elektoratit, por për mua ky refuzim kishte më tepër emocion dhe hidhërim se sa që mund të pritej nga një drejtues partie”, shtoi ajo.

“E kuptoj që edhe fushata është përcjellë me një gjuhë dhe një retorikë të ashpër”, tha Kusari-Lila, duke lënë të hapur mundësinë për vazhdim të diskutimeve ndërpartiake në funksion të krijimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kundërshtaret politike bëhen bashkë para fushatës

Story i radhës

City ka një talent të jashtëzakonshëm!

Të fundit nga

Blero Muharremi kryen ndërhyrje estetike?

Blero Muharremi po vazhdon të jetë një nga artistët më të komentuar në media e shtypin rozë. Ai tani po përgatit albumin e fundit në karrierë, me të cilin siç tregon edhe
sqmken
ShkoLartë