Kusari-Lila: Rasti i Nagip Krasniqit s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike

September 21, 2023
1 minut lexim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila, i është kundërpërgjigjur akuzave të shefit të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës Abelard Tahiri, rreth rastit të ish-shefit të KEK-ut Nagip Krasniqi.

Kusari-Lila tha se rasti s’ka të bëjë me shitjen e energjisë elektrike.

“Akuza e cila ende nuk është plotësuar për zotërin Krasniqi me shumë defekte, nuk ka të bëjë me tregtimin e energjisë, por ka të bëjë me një rast ekskluzivisht të remontit, ashtu edhe siç kemi arritur të marrim informacione nga mediat dhe materialet që janë publikuar”, tha Kusari-Lila.

“Prezumimi i pafajësisë është ajo çka duhet t’ia japim z. Krasniqi. Sepse kemi parë procese e procese e pastaj pafajësi në fund”, theksoi ajo.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si të Përmirësoni Shëndetin Nëpërmjet Pozicioneve të Fjetjes

Story i radhës

Prezantuesi i njohur del pozitiv me COVID-19, e humb shfaqjen

Të fundit nga

ShkoLartë