Kusari: Është shokuese që presidentja jonë juriste nuk reagon kur gjakoset një gazetar

April 12, 2023
1 minut lexim

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka kritikuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, që nuk ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Osmani ende nuk ka dënuar sulmin ndaj Sylës, kur janë bërë afër 24 orë prej incidentit. Kusari thotë se është e zhgënjyer pasi që Osmani e njeh Konventën e të drejtave të Njeriut më mirë se të tjerët.

“Është shokuese, presidentja jonë, juriste me profesion, njohëse e shkëlqyer e të drejtave të njeriut. Ka punuar në Këshillin e Evropës dhe e njeh Konventën më mirë se ndoshta të gjithë në Kosovë e di se kush cka duhet me bo kur gjakoset një gazetar dhe nuk po del me dënu sulmin.”, tha ajo.

“Për mua është ndër zhgënjimet më të mdhaja. Heshtja është aprovim”, shtoi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Allegri: Na pret një ndeshje e vështirë

Story i radhës

Danella Arsovska për një vit e gjysmë ka ndërruar 20 drejtorë!

Të fundit nga

ShkoLartë