Kurtulus tregon pse e la Kosovën

May 27, 2022
1 minut lexim

Pasi u konfirmua nga Kosova, edhe Kombëtarja e Suedisë sonte e konfirmoi se Edvin Kurtulus ka zgjedhur për të përfaqësuar ngjyrat e këtij shteti.

Një konfirmim erdhi nga klubi suedez, Hammarby, aty ku aktivizohet tashmë ish-kapiteni i Kosovës U21.

Kurtulus ka folur për faqen zyrtare të klubit, teksa ka treguar edhe arsyen pse e zgjodhi Suedinë.

“Për shkak të asaj që qarkullon në media për zgjedhjen time të Kombëtares, dua vetëm të them se jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në kombëtaren e saj A.

Unë kam nderin të dua dy vende, por kam edhe përgjegjësinë, të marr një vendim që do të ndihet thellë. Për mua edhe Suedia edhe Kosova janë për zemër.

Meqenëse kam lindur dhe jam rritur në Suedi, më duket shumë e drejtë që është Suedia që dua të përfaqësoj. Kam pasur disa biseda të mira me Janne Andersson dhe shpresoj që së shpejti ta quaj veten një lojtar të Kombëtares A suedeze.

Procesi i dokumentacionit është duke u zhvilluar dhe shpresoj se do të shkojë shpejt dhe pa probleme që të mund t’i bashkohem Kombëtares së radhës”, tha ai.

Kujtojmë se Edvin Kurtulus deri më tani ishte pjesë e Kombëtares U21 të Kosovës. Madje, ai ishte edhe kapiten i kësaj skuadre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkesa e Ukrainës për raketa me rreze të gjatë, Pentagoni: Vendimet nuk janë marrë ende

Story i radhës

Barcelona në garë me PSG dhe Manchester United për Kante

Të fundit nga

ShkoLartë