Kurtishi thotë se mbetet sfidë numri i paktë i infermierëve në Onkologji

min lexim

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka thënë se mbetet sfidë numri i paktë i infermierëve në këtë Klinikë.

Në një intervistë për Klankosova.tv, ai tutje tregoi se kushtet brenda Klinikës janë përmirësuar dukshëm dhe se në javët në vazhdim do të shtohen edhe disa karrige onkologjike, të cilat siç thotë ai, lehtësojnë ofrimin e shërbimeve.

“Mbetet sfidë edhe tash numri i paktë i infermierëve në Klinikë, e sidomos edhe migrimi i disa infermierëve për vendet evropiane”, tha Kurtishi.

“Deri më sot kemi një furnizimin stabil me mbi 90 për qind të barërave të LBE. Kushtet janë përmirësuar dukshëm dhe këto javë kemi aktivizuar edhe sallën e dytë të kemioterapisë me ç’rast kemi 70-80 karrige onkologjike në disponim për trajtim të të sëmurëve me kancer, ndërsa në javët në vazhdim do të kemi edhe më shumë karrige onkologjike që do të lehtësojë edhe më shumë ofrimin e shërbimeve onkologjike në Klinikë. Sa i përket aparaturave radioterapeutike, Klinika e Onkologjisë është e pajisur me dy akceleratorë të gjeneratës së fundit me trajtimin e sëmundjeve malinje me metodat e reja të rrezatimit si IMRT, VMAT, sistemit laserik C-RAD dhe së shpejti edhe me teknikat stereotactic të rrezatimit specifik të lezioneve të vogla në tru dhe organet të tjera. Ndërsa shërbimi i Brahiterapisë kryen punë të suksesshme në trajtimin e sëmundjeve maline të organeve gjenitale të femrave, ku çdo vit mbi 150-180 femra trajtohen në këtë shërbim. Ndërsa shërbimi i Fizioterapisë dhe Psikologjisë në kuadër të Klinikës çdo ditë pune japin këshilla dhe trajtime për pacientët onkologjikë”, u shpreh Kurtish.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky i lutet aleatëve për më shumë armë, thotë se rusët duhet të zgjedhin mes “paqes dhe Putinit”

Story i radhës

Yamal zbulon stërvitjen e çuditshme

Të fundit nga